• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kamera “tradhton” policin në vrasjen e Klodian Rashës, qëlloi edhe pse 25-vjeçari s’kishte armë

by Ardit Rada
29/01/2021 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nevaldo Hajdaraj, efektivi i forcave “Shqiponja”, i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës, dyshohet se ka qëlluar drejt 25-vjeçarit, edhe pse e dinte që ai ishte i paarmatosur.

Grupi i hetimit ka mbërritur në këtë konkluzion, pas këqyrjes së pamjeve filmike të kamerës së sigurisë, që ka fiksuar krimin e 8 dhjetorit 2020.

Ky duket se do të jetë edhe argumenti kryesor mbështetës i prokurorisë për akuzën e “vrasjes me dashje” ndaj efektivit Hajdaraj, që pritet t’i komunikohet në ditët në vijim.

Burime pranë grupit të hetimit konfirmuan se, referuar pamjeve filmike, efektivi i policisë ka mundur ta kapë të riun pak hapa larg vendit të ngjarjes.

Në këtë moment, shquhet polici të kapë nga duart Rashën, sipas burimeve, mjaftueshëm për të vërejtur nëse kishte apo jo armë. Sipas burimeve, 25-vjeçari ka shpëtuar dhe tentuar të largohet, kur edhe është qëlluar drejt tij.

Prokuroria ka përfunduar të gjitha verifikimet dhe pyetjet e dëshmitarëve dhe ka dalë në përfundimin se nuk ka pasur njohje mes Klodian Rashës dhe Nevaldo Hajdarajt. Ndërsa pistoleta e gjetur në një pellg me ujë në rrugicën ku vrapoi 25-vjeçari, pak çaste para se të qëllohej, nuk do të dërgohet për ekspertizë të specializuar jashtë vendit.

A2 mësoi se një ekspert gjerman, pasi është njohur më gjithë procedurën që i është nënshtruar arma, që nuk i dihet pronari, në Shqipëri, ka vlerësuar se nuk është i nevojshëm më ekspertim tjetër i saj.

Po ashtu, nuk rezulton që arma tip “Zoraki” të jetë përdorur në ndonjë ngjarje tjetër kriminale në vend. Prokuroria është në fazën fundore të hetimit për Nevaldo Hajdarajn dhe pritet që pas komunikimit të akuzës, të veçohet hetimi për pistoletën “enigmatike”./a.p

Next Post
Shqipëria në 24 orët e fundit: 302 raste të reja me Covid, 54 të shëruar dhe tre humbje jete

Shqipëria në 24 orët e fundit: 896 raste të reja, 514 të shëruar dhe 8 viktima nga Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kokalari i kthehet Lacivitas: Sa u pagove për punën e pistë? Sorosin e solli Berisha në Shqipëri

Kokalari: Bylykbashi dhe Këlliçi manipuluan votat e Këshillit Kombëtar të PD për të fituar vendet në Kryesi

March 25, 2026
KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In