• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kamera për ta ruajtur, e kërcënonte me jetë po të dilte nga shtëpia”/ Flet nëna e vajzës që u mbajt peng nga burri: Ka tentuar ta vrasë

by Java News
25/09/2023 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e një 28-vjeçari shqiptar i cili mbante të mbyllur bashkëshorten e tij Dafina Kurtin së bashku me vajzën 2 vjeç e gjysmë dhe ushtronte rregullisht dhunë ndaj tyre në fshatin Volos të Greqisë, ka tronditur publikun.

Tortura dyvjeçare vinte për shkak se Dafina kishte lindur një vajzë dhe jo një djalë. Ajo u shpëtua nga banorët e lagjes të cilët kishin dëgjuar britmat e saj. Ata shkuan në shtëpi duke goditur dyert dhe njoftuan policinë.

28-vjeçari tentoi të dilte nga banesa, por fqinjët e ndaluan. Kur policia hyri në banesë gjetën nënën e re e cila kishte përqafuar fëmijën e saj dhe ishte e mbuluar me gjak me shenja mavijosje në qafë, pasi bashkëshorti kishte tentuar ta mbyste.

Nena e Dafinës ditën e sotme ka qenë në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi se dhëndri ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj vajzës së saj, edhe kur ndodheshin në Shqipëri, por edhe kur ata vendosën të jetonin në Greqi.

Dhuna u agravura edhe më shumë pasi Dafina lindi një vajzë, pasi Aurel Kurti preferonte të kishte djalë. Ai e mbajti larg çdo komunikim dhe nuk e lejonte të fliste me askënd.

Lume Rama: Vajza e ka njohur Aurelin me dashuri. Ai ka qenë i dhunës dhe shamatës që kur e ka marrë që në fillim. Kanë jetuar në fillim në fshat në Gurë në Klos, lindën një gocë, dilte në qytet dhe gocën e mbante gjithë kohës të mbyllur, edhe kur ishte në Shqipëri edhe në Greqi.

Erjona Rusi: Ju kishte thënë vajza që e dhunonte?

Lume Rama: Po kur iku në Greqi më tha që më dhunon, më bën shumë gjeste, i ka bërë rrahje të papare, ka tentuar edhe ta vrasë. Goca më tha mami e ka ndarë mendjen të më mbysë.

Arjon Muça: E linte vajzën të fliste me ju në telefon?

Lume Rama: Jo, jo i bënte dhunë të paparë. Kur e shihte telefonin i thoshte pse ke folur me të, çfarë i ke thënë, çfarë nuk i punonte, tortura të papara. Kur qante vajza e vogël, i bërtiste, nuk e çonte as për ta vizituar. Në telefon e merrja unë, bëja ofertën sepse nuk i linte asnjë qindarkë në telefon.

I thoshte mos i hap perdet, mos i hap dritaret që të mos flasësh me asnjë që është jashtë.  Pasi lindi fëmija, kanë bërë sherre e shamatë, e ka rrahur e ka torturuar, derisa ka ndërhyrë i vëllai, ka thyer derën dhe i ka nxjerrë vajzën time prej duarve.

Një lidhje në Skype ka qenë edhe gazetari që jeton në Greqi Etmond Guri, i cili tregoi se Aurel Kurti kishte vendosur edhe kamera në shtëpi.

“Nga dëshmitë e marra nga një komshie, vajzën në fjalë nuk e ka parë kurrë të dilte për të bërë pazaret, madje gjatë kësaj periudhe e ka parë vetëm dy tre herë dhe gjithmonë nuk ka dalë nga perimetri i shtëpisë, vetëm në kopsht dhe aty ka qenë e veshur gati e mbuluar, pra në një formë të çuditshme që asaj i ngjalli dyshime.

Edhe komshinjtë e tjerë kishin dyshime. Ndërkohë përtej dhunës dhe problemeve që i shkaktonte fëmijës dhe bashkëshortes, për të patur kontroll të plotë 28-vjeçari kishte vendosur kamera në shtëpi dhe e kontrollonte nga telefoni dhe e kërcënonte me jetë”, shprehet gazetari Etmond Guri./m.j

Next Post
“I urdhëruar nga Beogradi”/ Sveçla: Kemi gjetur dokumente që dëshmojnë lidhjen e Radojiçiçit me grupin terroristë të Serbisë

"I urdhëruar nga Beogradi"/ Sveçla: Kemi gjetur dokumente që dëshmojnë lidhjen e Radojiçiçit me grupin terroristë të Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Problemet e shoqërisё, popullit dhe partitё politike

November 12, 2026
Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

November 12, 2026
Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

November 12, 2026
Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

November 12, 2026
Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

November 12, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa anë sociale kanë buxheti dhe paketa fiskale 2027?

November 12, 2026
“Përballja e parë reale me drejtësinë”/ SPAK mbylli hetimet, Lala shpjegon ç’ndodh tani me Berishën

“Je gazetarja më e keqpërdorur zonjë!”- Pas Drejtësisë, Sali Berisha sulmon edhe gazetaren Klodiana Lala në daljen nga SPAK

November 12, 2026
Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

November 12, 2026
Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!

Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!

November 12, 2026
Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë

Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In