• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kamera e fshehtë gjatë momenteve intime në hotel, mediat greke: Pronari ia kishte lënë dhomën falas punonjëses që…

by
04/10/2022 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kamerat e zbuluara në një hotel në Halkidiki të Greqisë kanë vënë në lëvizje policinë greke që po heton për thyerjen e privatësisë dhe regjistrimin e paligjshëm gjatë momenteve intime. Më 29 shtator, një çift zbuloi një pajisje që dukej si karikues celulari por ishte kamerë e fshehtë.

I riu me njohuri elektrike vuri re se pajisja ishte vendosur në një prizë përballë krevatit doppio në dhomë. Pa humbur kohë e shkëputi, e kontrolloi dhe vuri re se bënte regjistrim audio dhe video. Një ditë më pas çifti shkoi në polici dhe ngriti padi ndaj pronarit, i cili tha se i kishte vënë kamerat për arsye sigurie.

Sipas mediave greke, 33-vjeçari ia kishte dhënë dhomën falas vajzës 25-vjeçare për të qëndruar me partnerin e saj 26-vjeçar, pasi e reja punonte në biznesin e tij. Pronari kishte 2 dhoma që përdoreshin nga stafi dhe nuk i merrte para, por nuk i kishte informuar se regjistroheshin gjatë momenteve intime.

Sipas informacioneve që deri më tani nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga policia, gjatë hetimeve janë gjetur pajisje të tjera regjistrimi të cilat ishin vendosur fshehurazi dhe në mënyrë të paligjshme në dhjetë dhoma të tjera.

Në rast se nga hetimi rezulton se 33-vjeçari regjistronte në mënyrë të paligjshme momente personale të punonjësve që rrinin në dhomat që u kishte dhënë falas apo të klientëve që kishin marrë dhoma me qira në periudhën e mëparshme, atëherë do të zbulohet nëse ka të bëjë me trafikim të materialeve dhe nuk e ka pasur për përdorim personal.

Deri më tani, i vetmi denoncim që është bërë zyrtarisht në polici është më 30 shtator nga çifti i ri që shkuan në Komisariatin e Policisë Pavlos Melas, duke pasur në duar aparatin regjistrues që gjetën një ditë më parë në dhomën e tyre.

Në një kohë që hetimet e policisë po vijojnë, 33-vjeçari ka hequr edhe tabelat e hotelit dhe në asnjë pikë të zonës nuk shihet emri i biznesit dhe është shpërngulur nga Afitos.

/e.d

Next Post
“Në Amerikë jam më i sigurt sesa në Shqipëri”/ Meta flet për raportet me SHBA: Tensionet kanë ndodhur…

"Në Amerikë jam më i sigurt sesa në Shqipëri"/ Meta flet për raportet me SHBA: Tensionet kanë ndodhur...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In