• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kambanat e protestave në Francë, po bien edhe për Tiranën!

by Java News
04/12/2018 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Çumani

Kryeministër, i dëgjon kambanat e protestës në Francë….!? Prit edhe pak, sa ti dalë “mpirja” qytetarëve të këtij vendi, ajo “narkozë” e shpëlarjes së trurit që ua ke hedhë me shumicë nga mëngjesi deri në darkë, përmes propagandës tënde të shfrenuar, me anë të 95 % të mediave të blera prej teje bashkë me ERTV – në!

Më thuaj, cili homolog i juaj, kryeministër në detyrë, në rajon, evropë dhe në botë, hap dhe përdorë për qëllime propagandistike një arsenal të tillë mediatik propagandistik, me synimin e vetëm për të ruajtur sa më gjatë pushtetin, për të fituar imunitet nga zullumet e keqqeverisjes në dëm të vendit, në dëm të popullit…!?

Kaq i frikësuar dhe në panik ndodheni, aq sa i je qepur këmba këmbës të gjithë atyre qytetarëve dixhital, gazetarëve dhe mediave që nuk ju vijnë pas qejfit, duke i shantazhuar dhe i kërcënuar me të ashtuquajturën: “paketë antishpifje”…!?

Pa na thuaj, në cilin vend të botës demokratike, një kryeministër në detyrë, i cili administron përmes pushtetit pa kufi të gjitha paratë publike, del e bërtet ashtu siç di të bësh vetëm ti, nga mëngjesi deri në darkë; kapardisesh dhe fryhesh si gjel, shan, ironizon me cinizëm vanitoz, fyen e denigron njerëzit që nuk janë në një mendje me ty, kërcënon dhe denigron pushtetin e katërt, dhe në mënyrën më të paskrupull, guxon dhe bëhesh i pari inisiator që përmes të ashtuquajturës “paketë antishpifje”, kërkon të nxjerrësh me çdo kusht ligje represive, për të kufizuar të drejtën e fjalës, për të ngushtuar hapësirat e lirisë…!?

Nëse kjo është një nismë që duhet bërë, le të bëhet nga institucione të specializuara dhe të pavarura, por jo nga ju, sepse, le ta themi troç: ju jeni në konflikt të pastër dhe të hapur të interesit si kryeministër, ngase të gjitha zullumet e mbrapshta të vendit fillojnë nga ju, me korrupsionin administrativ! Ndaj, me këtë nismë, bëheni jo vetëm i pabesueshëm, por edhe qesharak, sepse në fakt, keni kohë që ndjeheni i frikësuar dhe jeni në panik…!

Next Post
Korea e Veriut ‘zhduk’ ikonën e lajmeve

Korea e Veriut 'zhduk' ikonën e lajmeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In