• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kam video të tuat duke u …”/ 20-vjeçarja në hall prej muajsh nga “përndjekësit”. I hapen edhe faqe në rrjetet sociale dhe e kërcënojnë

by Java News
12/02/2021 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë 20-vjeçare ka denoncuar në Polici dhe Prokurori përndjekjen që i është bërë asaj dhe të afërmve. Në rrjete sociale dhe në “Youtube” janë publikuar fotografi me mbishkrime ofenduese dhe kërcënuese për vajzën e re.

Madje, në biseda me personat që qëndrojnë pas këtyre faqeve, vajza është kërcënuar dhe shantazhuar. Rasti u denoncua nga Fiks Fare.

Kam video të tuat duke u … Do t’ju degjeneroj” i shkruajnë vajzës prej disa muajsh. Por, megjithëse ngjarja është denoncuar në Policinë e Tiranës në muajin shtator 2020, nuk është bërë asnjë veprim. 

Dosja ndodhet ende “nën shqyrtim” dhe oficeri i Policisë Gjyqësore i ka kthyer një përgjigje të shkurtër; “Prsh, çështja është në prok. S’kam inf. Klm”. Një përgjigje aspak zyrtare dhe etike për një vajzë të re, e cila ndihet e pambrojtur nga shteti dhe ka frikë të lëvizë.

Vajza, e cila nuk dëshiroi të identifikohej tha se këta personat i kanë hapur një faqe në rrjete sociale me të dhënat e saj personale dhe e kërcënojnë. Pohon se muaj më parë ka parë fotografitë e saj në këto rrjete dhe ka kontaktuar.

Personat që qëndrojnë pas këtyre faqeve e kanë kërcënuar, pasi në biseda kishin shumë informacion mbi jetën e vajzës. Ata e dinin sa herë shkonte në fshat, kush ishin familjarët e saj. Thotë se në bisedë këta persona i kanë përmendur edhe vëllain e vogël.

Ajo ka dyshime se personat që ia kanë hapur faqen mund të jenë nga zona e saj, në Lushnje. Për këto kërcënime është detyruar që të marrë nënën dhe vëllain në Tiranë, pasi për muaj me radhë ka vuajtur psikologjikisht.

Thotë se në fillim është ndjerë shumë keq, pasi personat kanë vijuar që ta përndjekin.

Krahas fotove në rrjetet sociale, personat kanë postuar edhe në “youtube” video me foto dhe mbishkrime ofenduese për vajzën. Këto raste i ka denoncuar edhe në Policinë e Tiranës.

Ka dëshmuar fillimisht dhe pas disa javësh është thirrur sërish për shpjegime pasi “denoncimi i parë kishte humbur”.

Por, edhe pas dëshmisë së dytë sërish asnjë informacion nga policia dhe prokuroria. Ka kontaktuar me OPGJ dhe ky i fundit i ka dërguar një sms të shkurtër “Çështja është në prok. Skam inf. Klm”. Kërkon që çështja të hetohet pasi ka frikë për veten, duke qenë se është 20 vjeçe, dhe familjarët e saj.

g.kosovari

Next Post
ANALIZA: Programi i PD e ka faturën 679 mln euro në vit – Ku do t’i gjeni paratë zoti Basha?

“Do anulojmë koncesionet”/ PD heq dorë nga premtimi, ia kalon topin SPAK-ut: S’do e bëjë Basha, do ishte...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimi me shqiptarët në Michigan, Hoxha: Së shpejti hapim Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, më pranë qytetarit me shërbime

Takimi me shqiptarët në Michigan, Hoxha: Së shpejti hapim Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, më pranë qytetarit me shërbime

September 21, 2026
Balla në takimin e KPSA: Shpresojmë që vendimi i Apelit për krerët e UÇK të jetë i drejtë dhe pa ndikim politik! Reforma Territoriale kalon në…

Balla në takimin e KPSA: Shpresojmë që vendimi i Apelit për krerët e UÇK të jetë i drejtë dhe pa ndikim politik! Reforma Territoriale kalon në…

September 21, 2026
Tre media ndërkombëtare të njohura padisin administratën Trump për ndalimin nga Shtëpia e Bardhë!

Tre media ndërkombëtare të njohura padisin administratën Trump për ndalimin nga Shtëpia e Bardhë!

September 21, 2026
Ambasadorja e BE takim në zyrën e Klodian Brahos, zbulohet tematika e bisedës me kreun e SPAK: Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe…

Ambasadorja e BE takim në zyrën e Klodian Brahos, zbulohet tematika e bisedës me kreun e SPAK: Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe…

September 21, 2026
Koçiu dhe Demo inspektim në Kombinat: Qeveria dhe Bashkia e Tiranës angazhohen për përshpejtimin e rindërtimit në këtë zonë të prekur nga tërmeti

Koçiu dhe Demo inspektim në Kombinat: Qeveria dhe Bashkia e Tiranës angazhohen për përshpejtimin e rindërtimit në këtë zonë të prekur nga tërmeti

September 21, 2026
Atentati në Sarandë, policia dhe RENEA kontrolle në disa banesa në Kamëz, pyeten dhe 20 persona! Ja pista e dyshuar

Atentati në Sarandë, policia dhe RENEA kontrolle në disa banesa në Kamëz, pyeten dhe 20 persona! Ja pista e dyshuar

September 21, 2026
Ish-futbollisti Igli Tare del pas pesë orësh nga SPAK: Gjithçka që kisha i deklarova aty!

Ish-futbollisti Igli Tare del pas pesë orësh nga SPAK: Gjithçka që kisha i deklarova aty!

September 21, 2026
Rama viziton kompaninë e biznesmenit shqiptaro amerikan në Michigan: Histori suksesi e shtrirë edhe në Shqipëri!

Rama viziton kompaninë e biznesmenit shqiptaro amerikan në Michigan: Histori suksesi e shtrirë edhe në Shqipëri!

September 21, 2026
Fatura e kripur e aksit Milot-Balldren, 83.4 mln euro vetëm mirëmbajtja, 15 herë më e lartë se koncesionet e tjera! Do paguhet edhe tarifa më e lartë e kalimit

Fatura e kripur e aksit Milot-Balldren, 83.4 mln euro vetëm mirëmbajtja, 15 herë më e lartë se koncesionet e tjera! Do paguhet edhe tarifa më e lartë e kalimit

September 21, 2026
Telashe të tjera për Granit Xhakën, Zvicra e lë jashtë Kombëtares! Rrezikon edhe burgun, shkak certifikata e COVID-it

Telashe të tjera për Granit Xhakën, Zvicra e lë jashtë Kombëtares! Rrezikon edhe burgun, shkak certifikata e COVID-it

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com