• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kam qenë veç te dyqani i Celtic”, Meta kundërshton akuzat e prokurorisë: Nuk jam marrë kurrë me shpenzimet familjare

by A R
18/06/2026 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta ka kundërshtuar akuzat e prokurorisë, duke deklaruar se prokurorët kërkojnë të manipulojnë opinionin publik dhe gjykatën.

Meta ka mohuar përfshirjen në shpenzime të pretenduara familjare, duke theksuar se nuk ka përdorur kartë bankare dhe se shpenzimet familjare janë kryer nga bashkëshortja e tij ose persona të tjerë. Ai ka kërkuar individualizimin e çdo pretendimi financiar, duke deklaruar se duhet të provohet konkretisht çdo shpenzim që i atribuohet.

Meta ka vënë në pikëpyetje hetimet, duke kërkuar prova për komunikime të pretenduara me biznesmenë dhe zyrtarë, si dhe ka kritikuar mungesën e dëshmitarëve të caktuar në proces.

Sa i përket çështjes së kontratave dhe lobimit, ai ka deklaruar se marrëveshjet janë lidhur nga përfaqësues të subjektit politik që ai drejtonte dhe se pagesat janë bërë sipas kushteve të përcaktuara në kontratë.

Meta ka mohuar gjithashtu çdo lidhje të paligjshme me kompani apo individë të përmendur në dosje, duke theksuar se prokuroria po keqinterpreton provat dhe po ndikon opinionin publik.

Pjesë nga deklarimet e Metës në Gjykatë:

Fuqia ime është korrektesa. Unë ngrita gishtin, kërkova leje, ju thatë: mos prisni solemnitetin.

Unë e bëra, se prokurori nuk e filloi ku e kishte lënë, por replikoi mbi ato që unë thashë seancën e kaluar. Ne jemi në një marrëdhënie keqbesimi për shkak të veprimeve që ka kryer organi i procedurës. Jemi dakord për dëshmitarët, të thirren të gjithë.

Për ekonomi gjyqësore, a i qëndrojnë ata atyre ç’kanë thënë. Kjo për shkak se ne më pas duhet të pyesim dëshmitarë të tjerë.

Tani, për mosdeklarimin. Unë çfarë nuk kam deklaruar në vitin 2020? Çfarë? A kam firmosur unë një deklaratë të bashkëshortes, në mirëbesim, mbase e kam bërë.

(Ndërhyn Monika: Jo, nuk e ke bërë).

Tregojini gjykatës një shpenzim timin.

Thatë që me kartën time janë paguar kaq mijë euro. Unë nuk kam pasur kartë.

Unë nuk kam qenë në asnjë dyqan në Londër, veç dyqaneve te Celltic.

I lutem, të individualizohen. Nëse unë kam bërë një shpenzim, të më thuhet. Nëse i ka bërë zonja, është madhore, mund të përgjigjet. Ajo dhe Fatime Kryemadhi kanë pasur të ardhura, pasi kanë zotëruar sipërfaqe trualli të ligjshme.

Unë nuk jam marrë kurrë me shpenzime familjare. Nuk jam marrë kurrë me punë shtëpish, blerje apo tjetër. I ka bërë zonja.

Meta: Prokuror, ke ndonjë komunikim mes mua dhe Samir Manes.

Ju thoni, që nuk gjeni dot Esmeralda Shkjaun, se është jashtë vendit. Po si do gjeni ju Suel Çelën që rri në mes të Elbasanit?!

Ju keni fjalën e Edi Ramës, atë thirrni si dëshmitar. Propozimi për ndryshimin e ligjit për minierat u bë nga PS.

Nëse ju keni një komunikim timin me Edi Ramën, që unë e kam bindur për të bërë këtë gjë, atëherë jepjani gjykatës dhe çështja është e zgjidhur.

Nuk ka asnjë lidhje mes zonjës Kryemadhi dhe Cez Dia. Tek Cez Dia jam unë. Nuk ka asnjë tjetër. Romeo Kara duhet të vijë këtu. Ka bërë një akt të shëmtuar, ka kërcënuar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë.

Në fillim të kësaj seance, prokurori Kllapi nuk ka pasur vullnetin të bëjë prokurorin te çështja e lobimit. Shpresoj ta ketë gjykata vullnetin. Marrëdhënia mes LSI dhr GSIS ka nisur me një mail. Kjo kontratë nuk është firmosur nga Ilir Meta, por nga përfaqësues të LSI.

Qëllimi i kontratës ka qenë Reforma në Drejtësi. Në janar pati ardhur qëndrimi i Komisionit të Venecias. Më vonë grupet parlamentare dërguan qëndrimet tek ky Komision.

Kontrata është e qartë. Çdo faturë e shpenzim, do paguhej brenda 45 ditësh kalenderike nga marrja e faturës. Për këtë autorizohet një pagesë, nga llogaria e LSI tek llogaria e GSIS.

Ajo që nuk thonë zotërinjtë, është që kontrata është lidhur më 3 shkurt. Por a vazhdon kontrata?

Ata (prokuroret) kërkojnë të manipulojnë opinionin publik dhe gjykatën.

Kontrata parashikon se nuk mund të bëhet asnjë veprim pa pëlqimin e palës tjetër.

Next Post
“Integrimi, mundësi për të transformuar vendin për shqiptarët”, Tabaku: Duhet angazhim serioz, jo fasadë e maskuar me retorika politike!

Një "eurodeputete nordike" në Kuvendin e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone, shpëtohen dy të rinj në Ksamil

Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone, shpëtohen dy të rinj në Ksamil

August 5, 2026
“Do përdoren për të goditur Ukrainën”, Rusia furnizohet me raketa balistike nga Koreja e Veriut

“Do përdoren për të goditur Ukrainën”, Rusia furnizohet me raketa balistike nga Koreja e Veriut

August 5, 2026
Kundërshtimet për propozimin e PS për Territorialen, Haxhimali: Të vonuara! Kryetarët e bashkive duhej të flisnin që në fillim

Kundërshtimet për propozimin e PS për Territorialen, Haxhimali: Të vonuara! Kryetarët e bashkive duhej të flisnin që në fillim

August 5, 2026
Buzhala komenton predikimet e imamit të shpallur non-grata për “burrat që duhet t’ju vendosnin kufij grave”

Buzhala komenton predikimet e imamit të shpallur non-grata për “burrat që duhet t’ju vendosnin kufij grave”

August 5, 2026
Rregullat e reja të GJKKO/ Ndreca: Kufizime pa bazë ligjore! Cenojnë lirinë e medias dhe publicitetin e gjykimit

Rregullat e reja të GJKKO/ Ndreca: Kufizime pa bazë ligjore! Cenojnë lirinë e medias dhe publicitetin e gjykimit

August 5, 2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës

August 5, 2026
Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motoçikletën, plagoset 1 person

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motoçikletën, plagoset 1 person

August 5, 2026
NASA i quan “dragonj”/ Retë e zjarrit në Evropë, çfarë janë dhe pse po alarmojnë ekspertët?

Vatër zjarri në Peshkëpi të Selenicës, rrrezikohen banesa. Flakët përfshijnë pjesërisht edhe një varrezë makinash

August 5, 2026
Berisha: Rama urdhëroi t’i disbursohen 8,5 milionë euro Ermal Beqirit

Berisha: Rama urdhëroi t’i disbursohen 8,5 milionë euro Ermal Beqirit

August 5, 2026
Koreja e Jugut nën "alardin e kuq" nga rritja e temperaturave, 21 persona të vdekur -

Koreja e Jugut nën alardin e kuq nga rritja e temperaturave, 21 persona të vdekur –

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com