• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kam qenë idiot…”, Rrëfimi Boateng: Bleva tri makina luksoze brenda një dite, doja të jetoja si mbret

by Java News
12/09/2019 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kevin-Prince Boateng thotë se bleu tri makina luksoze brenda një dite të vetme, në një përpjekje për të blerë kështu lumturinë. Ai e bëri këtë gjatë kohës që ishte pjesë e Tottenham. Mesfushori, tani në radhët e Fiorentinës, kaloi dy vite në veri të Londrës, para se të huazohej te Borussia Dortmund dhe më pas te Portsmouth.

32-vjeçari luajti vetëm 14 ndeshje me “Spurs” dhe zbuloi shkakun pse dështoi në këtë eksperiencë: “Isha një idiot, doja të jetoja si mbret”.

Në një intervistë për “La Repubblica”, ai zbuloi arsyet pse nuk la shenjë te Tottenham: “Unë nuk e trajtova futbollin si punë, isha idiot. Kam pasur talent, por jam trajnuar minimumi një orë në fushë. Isha i fundit që mbërrija në stërvitje dhe i pari që largohesha që aty. Doja të isha me miqtë. Kisha para, jetoja si mbret, kurrë nuk ushtrohesha ekstra në palestër. Kjo e kushtëzon karrierën tuaj të mëvonshme.

Bleva tri vetura në një ditë, kur isha te Tottenham: një Lamborghini, një Hummer dhe një Cadillac. Për të rinjtë kam një këshillë, duke gjykuar mbi përvojën time: Ju nuk mund të blini kurrë lumturinë. Unë nuk luaja, kisha probleme familjare, isha jashtë skuadrës. Po e kërkoja lumturinë në gjërat material. Një makinë të bën të lumtur për një javë. Unë bleva tri makina brenda ditës për të qenë i lumtur tri javë”.

Karriera e ka parë Boateng të luajë për 12 klube të ndryshme, por po mundohet të ringjallet në vitet e fundit. Pas eksperiencave te Las Palmas dhe Sassuolo, ai pati një huazim të befasishëm te Barcelona në janar. Më pas u bashkua me Fiorentinën këtë verë. Karriera e tij nuk ka qenë pa polemika. Ai u largua nga Schalke në vitin 2015 për sjellje të keqe, sepse u kap duke pirë duhan dhe duke bërë zhurmë. Në vitin 2012 u pretendua se ishte dëmtuar për shkak të seksit të tepërt me gruan, Melissa Satta. Ajo besohej se kishte thënë: “Boateng është gjithmonë i dëmtuar, sepse bëjmë marrëdhënie seksuale shtatë deri në dhjetë herë në javë”.

Next Post
“Europa s’do jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor”/ Grupi i V4: BE të hapë negociatat me Shqipërinë

"Europa s'do jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor"/ Grupi i V4: BE të hapë negociatat me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

October 6, 2026
Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

October 6, 2026
Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

October 6, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Tragjike në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për…

October 6, 2026
Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com