Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot në Skrapar marrëdhëniet e tij me Ilir Meta.
Ai u tha qytetarëve se pavarësisht ‘divorcit’ të përhershëm, nuk ia do të keqen familjes së Presidentit.
“Po të kisha një gotë raki këtu do të ngreja një dolli për shëndetin e Ilir Metës dhe të familjes së tij. Nuk dua t’i shoh keq, sinqerisht. Kam ngrënë bukë me ta” – tha Rama në Skrapar.
Kryeministri deklaroi se është shansi që skraparllinjtë përmes votës ta kthejnë Metën nga Vlora në Tiranë.
“Mos e lini të përfundojë në çmendinën e Vlorës” – tha Rama.
/javanews/a.r