LETRA
Mbramë në menxë shikimet e tua më futën ethet. Po të mos isha me shërbim do të futsha duart, e të pushtoja mbrapa guzhinës. Buzët e ëmbla dhe sisat e freskëta dhe shalët e tua të nxehta do më bëjnë të luaj mendsh. Burri yt sonte nuk vjen, të luteshm shumë eja tek vendi në orën 20. Mendoj me mall për ty të lëpij shalët e shijshme. Gjithmonë i yti….27 gusht.
Ish drejtuesi i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka postuar në rrjetin e tij social një letër që jep shembullin sesi oficerët e sigurimit të Shtetit ngacmonin gratë e njëri tjetrit.
“Oficerët e Sigurimit të Shtetit njihen për moralin e tyre të dobët. Nuk e njihnin shoqërinë. Ishin aq zullumqarë saqë gratë e shokëve i kishin në plan të parë të gjahut të tyre. Bashkëlidhur një letër dashurore e një oficeri drejtuar gruas së shokut të tij. Shokun e çonte me shërbim dhe vetë vazhdonte me shërbimin tjetër”, shkruan Dervishi.