• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kam fjetur në zyrë, mbaja edhe armë në dorë”/ Berisha rrëfen momenti e vështirë në 1997

by A R
11/12/2025 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Sali Berishën, momenti më i vështirë politik i tij, është rënia e skemave piramidale në Shqipëri, kohë kur ishte President i vendit. Sonte, 11 dhjetor, në “Opinion”, ai rrëfeu se në vitin 1997 ka qëndruar pa dalë nga Presidenca për disa ditë rresht.

-A është e vërtetë që keni qenë me njerëz të armatosur?

Sali Berisha: Absolutisht, edhe vetë!

-Edhe vetë me armë?! Ju keni qenë vetë me armë?!

Sali Berisha: Padiskutim! Sepse vinin dhe e qëllonin Presidencën nga të gjitha anët. Natyrisht ata që bënë sulmin, morën përgjigje, nuk mbetën pa përgjigje. Unë s’mund ta lija zyrën…

-Ju vetë qëlluat ndonjëherë?

Sali Berisha: Jo asnjëherë, por ata që qëlluan morën atë që meritonin.

Më tej, tha se ofroi edhe zgjidhje politike për këtë situatë problematike, por qëllimi ishte eleminimi i tij fizik në atë kohë.

Sali Berisha: U bë marrëveshja, sulmi ndodhi pas marrëveshjes!

-A ndjeni ju përgjegjësi për firmat piramidale?

Sali Berisha: Padiskutim! E kam shprehur, unë prandaj kam dhënë dorëheqjen, vetëm një gjë ama…Kanë bërë dy vite hetim kombëtar e ndërkombëtar dhe kanë gjetur zero implikim të Sali Berishës. Tjetër, gjatë fushatës elektorale, Fatos Nano, i ndjeri, u tha shqiptarëve se do ua kthejë 100%, ia tha një ambasador të them të vërtetën. I tha Nanos premtoje se do fitosh zgjedhjet. Sali Berisha u tha shqiptarëve se nuk mund t’ju kthejë asnjë qindarkë sepse një borxh që nuk është marrë nga qeveria, nuk mund të njihet. E keni marrë vetë! Nëqoftëse unë do doja të riktheja paratë e humbura, kisha çdo mundësi, por do shkelja çdo ligj dhe moral. Por përgjegjësia ishte, ndaj dorëzova pushtetin!

Next Post
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

"Gjest për të treguar...", Zogaj mbron praninë e ambasadorëve në zgjedhjen e kreut të SPAK-ut

Comments 1

  1. Yt says:
    4 months ago

    O kërmë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

April 3, 2026
“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

April 3, 2026
Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

April 3, 2026
Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

April 3, 2026
FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

April 3, 2026
“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

April 3, 2026
Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

April 3, 2026
DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

April 3, 2026
VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

April 3, 2026
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

“Besnikëria e çoi Pam Bondin shumë larg…”, The Economist: Çfarë gjeti Trump në zyrën e saj!?

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In