Gazetari Artan Hoxha, ka folur mbrëmjen e sotm në emisionin ‘Opinion’ për dosjet më të nxehta të hetimit në SPAK, tha se një prej tyre përfshin dy ish-kryeministra. Ai tha se në njërën prej tyre ai vetë është i përfshirë dhe ka dorëzuar dy kaseta me materiale video, por u shpreh se nuk mundet të japë detaje të tjera.
Pjesë nga biseda në “Opinion”
Hoxha: Dosje të tjera që SPAK ka nën hetim, por nuk ka marr ende të pandehur janë çështje që lidhen me korrupsionin. Mes tyre janë dy çështje, që të paktën unë i di se jam i përfshirë në këtë histori. Kam materialet dhe kasetat e marra nga një person i rëndësishëm. Ja kam vënë në dispozicion SPAK në Korrik të vitit të kaluar. Është çështje e rëndësishme, por SPAK ende nuk e ka finalizuar.
Fevziu: Është çështja CEZ-DIA?
Artan Hoxha: Janë përfshirë dy kryeministra….
Fevziu: Ke çuar kaseta?
Hoxha: Kam çuar dy video, njëra 1 orë e 27 minuta dhe tjetra dy orë të plota. Detaje nuk dua të jap.
Po dosjen tënde të krimit që ishe ulur në një tavolinë me një vrasës nga Lushnja bashkë me Spartak Kokën e ke dorëzuar në SPAK? E ke dhënë në emisionin Xhungël në New 24 .Ishe ulur me Spartak Kokën dhe me vrasësin lushnjar në një klub Vjen një djalë i gjatë dhe ti i bëre shenjë të vepronte.Ai në sy të të gjithëve në klub e vrau dhe iku i qetë .U çudita që syri s,të bëri rëre.Spartaku qe shume i trembur .Ajo video duhet të të çojë në pranga