• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kam bërë video intime me të dhe tani më shantazhon”, e reja nga Tirana denoncon ish-partnerin: U fejova me detyrim

by Ardit Rada
11/08/2020 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 26 vjeçare këmbëngul se jeta e saj është marrë peng në distancë nga ish i fejuari që i kërkon rikthimin tek ai, përmes një videoje intime. Jo vetëm kaq, por pasi vajza i ka dhënë duart për herë të dytë, ai i shkruan kujtdo që ajo njeh, duke e paraqitur atë si një femër të lehtë, duke i sjellë të resë një situatë ankthi dhe stresi. Sipas një burimi të gazetës “Si” pranë zyrës kundër krimeve kompjuterike, shtetasja E. H . ka rënë viktimë dhe ka marrë një leksion të vështirë me besimin që i dha ish të fejuarit.

Sipas burimeve të gazetës “Si” ajo u paraqit pranë policisë qendrore të Tiranës dhe kishte vetëm një ankesë.

Kërkonte të sekuestrohej një video intime që kishte bërë në mirëbesim me ish të fejuarin, gjatë kohës që ata ishin në lidhje të fshehtë pa e bërë ende publike.

“Ish i fejuari im vazhdon të jetë nën shërbim prove, pasi me këtë video më ka kërcënuar edhe më parë. Për shkak të videos intime unë pranova të fejohesha me të, por kur u binda se çfarë ishte e lashë. Ai nisi shantazhet me videon, hapi Facebook në emrin tim, hapi Instagram. Gjykata e dënoi për përndjekje”, tregon ajo para policisë.

Por këmbënguljen e ish të fejuarit për tu rikthyer me të 26 vjeçarja e ka përcjellë me indiferencë. E këshilluar edhe me prindërit vajza ka vendosur t’i bëjë bllok në të gjitha llogaritë e saj.

Ndaj sipas burimit të gazetës “Si”, shtetasi E. Z. , 40 vjeç ka gjetur një tjetër rrugë për t’ia prishur qetësinë.

Ai hapi një llogari në Facebook me emrin e 26 vjeçares, që ishte i rremë. Aty publikoi  fotografi të ish fejuarës. Pasi vajza ka vazhduar të heshtë, ai duke u shtirur si ajo e duke bërë miq kushërinj e miq të saj,  shkroi edhe statuse denigruese.

I njëjti burim pohon se është bërë edhe kqyrja e telefonit të denoncueses, ku janë administruar disa mesazhe me përmbajtje shantazhuese ndaj vajzës dhe familjes së saj

Vajza pohon para agjentëve se pasi ish i fejuari u kishte shkruar edhe kushërinjve të saj, njëri prej tyre ka kërkuar adresën e 40 vjeçarit për tu sqaruar ”shqiptarçe”.

“Nuk pranova se nuk dua të bëj konflikte dhe nuk dua të hap problem për të afërmit. Kjo është punë për policinë që duhet të gjejë videon intime dhe të mbyllë llogaritë në FB” sqaroi 26 vjeçarja

Nga veprimet e para, pohon burimi i policisë, rezulton që 40 vjeçari, është larguar nga Shqipëria dhe jeton jashtë vendit, ndonëse kishte detyrimin për tu paraqitur nën shërbim prove sipas vendimit penal të mëparshëm. Ai u shpall në kërkim policor bëhet me dije për një sërë veprash, ndërkohë që veç policisë sipas fjalëve të inxhinieres, atë e kërkon edhe familja e saj e cila si veprim të parë ka komunikuar me prindërit e tij.

/e.rr

Next Post
IKMT kallëzim penal për “shpërdorim detyre” katër zyrtarë të bashkisë në Himarë (Emrat)

IKMT kallëzim penal për "shpërdorim detyre" katër zyrtarë të bashkisë në Himarë (Emrat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
Tubim kundër Berishës në SHBA, protestuesi: Është ‘non grata’ për shqiptarët e Amerikës, jemi sulmuar e kërcënuar

Tubim kundër Berishës në SHBA, protestuesi: Është ‘non grata’ për shqiptarët e Amerikës, jemi sulmuar e kërcënuar

September 6, 2026
Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

September 6, 2026
Përplasje në SHBA! Militantët e Berishës dhunojnë  protestuesit, ndërhyn policia amerikane (VIDEO)

Përplasje në SHBA! Militantët e Berishës dhunojnë protestuesit, ndërhyn policia amerikane (VIDEO)

September 6, 2026
Netanyahu: Izraeli hedh poshtë planin 15-pikësh të Trump për Gazën -

Netanyahu kërcënon Iranin: Fundi i regjimit po afron, një sulm ndaj Izraelit do të ketë pasoja të rënda

September 6, 2026
Berisha sulmon Ramën nga SHBA: Ky monstër bllokon drejtësinë me 83 mandatet e krimit

Berisha sulmon Ramën nga SHBA: Ky monstër bllokon drejtësinë me 83 mandatet e krimit

September 6, 2026
Momente paniku në Itali, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë

Momente paniku në Itali, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarri përfshin kodrat e Kropishtit, flakët afrohen rrezikshëm drejt banesave

VIDEO/ Zjarri përfshin kodrat e Kropishtit, flakët afrohen rrezikshëm drejt banesave

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com