• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kam ardhur me babin”/ Binaj dhe Xhoda në protestën kundër rritjes së çmimeve: Figurat publike të na bashkohen

by Java News
12/03/2022 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori i njohur Florian Binaj nga protesta kundër rritjes së çmimeve i bëri thirrje të gjithë figurave publike të bashkohen në këtë organizim.

Ai u shpreh se nuk është këtu vetëm për vete por për të gjithë ata që nuk munden ndërsa vendi në krye të protestës ia liroi kolegut të tij, Irgen Çela i njohur si Xhoda.

“Ky është flamuri më i bukur në botë. Ka që vite e vite që vidhet. Ne jemi sot këtu për njëri tjetrin dhe ata që nuk janë. Jemi për ata motra e vëllezër që kanë lënë vendin dhe kanë ikur jashtë vendit.

Është hera e parë që nuk kuptohet ku fillon sheshi Skëndërbej dhe ku mbaron sheshin Nënë Tereza. Ne jemi sot këtu jo vetëm për fëmijët tanë. I faleminderit atyre prindërve që i kanë marrë fëmijët sot. Faleminderit çdo qytetari që ka ardhur nga çdo skaj i Shqipërisë.

Jam kritikuar shumë se kam dalë të protestoj. Do doja shumë që ashtu si u bashkua Marin Mema të na bashkohen shumë figura publike. Unë sot nuk jam vetëm. Një tjetër artist i është bashkuar kësaj proteste. Dhe do i liroj pak vendin se kam ardhur me babin”, tha Florian Binaj.

Një thirrje për pjesëmarrje në protestë e pati edhe aktori Irgen Çela. “A më shihni të gjithë të paktën? Jam pjesë e kësaj proteste se kjo është e popullit dhe jo e partive politike. Ashtu siç tha kolegu im, unë i ftoj personazhet publik, se përpara se të jemi VIP-a jemi qytetarë.

Jam për të gjithë ata pensionistë, që kanë frikë të ndezin kaloriferin se u vjen fatura e lartë e energjisë. Ata që kanë frikë të blejnë ushqime në supermarket. Gjyshërit tanë që kanë punuar gjithë jetën dhe nuk kanë marrë asgjë. Jam shumë krenar që jam këtu me juve” – tha ai.

g.kosovari

Next Post
Dita e dytë e pushtimit/ Ministri ukrainas: Po sulmohen kopshte të fëmijëve dhe jetimore. Do i dërgojmë…

Rusia nuk respekton armëpushimin/ Vazhdojnë sulmet në disa rajone të Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In