• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kam 33 vite që jam shkëputur nga tufa”, Vata replikon me Demaliajn: Do të padis! Ja pse flisja italisht te Celtic!

by A R
15/08/2024 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rudi Vata i është përgjigjur Ilir Demalisë pasi ky i fundit e kritikoi me një status në rrjetet sociale se ish-kapiteni i Shqipërisë kishte gënjyer në librin autobiografik “Jeta ime! Futbolli, liria dhe Parajsa”.

Në një reagim ekskluziv për “Top Channel” Vata thotë se do ta padisë Ilir Demalinë për cenim të imazhit dhe akuza të pavërteta në adresë të tij.

“Nuk e njoh fare këtë tipin dhe as e kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk e di me çfarë merret ky njeri, çfarë kontributi ka në shoqëri dhe çfarë synimesh ka kur hedh baltë mbi të tjerët. Po i them këtij tipit se e vërteta është që unë kam mësuar ilegalisht gjuhë të huaj.

Kam qenë 9 vjeç dhe prindërit e mi kanë rënë dakord me një prift, i cili i kishte bërë 22 vite burg në atë sistem. Ai na mësonte mua dhe vëllait tim dy herë në javë italisht. Nëna ime është gjallë, vëllai im është gjallë, si mund të gënjej unë për këtë?

Së dyti, nuk kam thënë askund se në atë sistem nuk mësohej gjuhë e huaj, por kam thënë që unë e kam mësuar ilegalisht. E vërteta është kjo.

Ky tipi (Demalia) del në media dhe thotë unë kam gënjyer. Pra më quan mua rrenacak…! Pa e lexuar librin fare, por thjesht me copëza të publikuara në median britanike, ky tipi del e më quan rrenacak…

I them se kam 33 vite që jetoj jashtë, jam larguar nga “tufa” dhe kur vendosa ta bëj këtë, vendosa të ndryshoj edhe Rudi Vatën. Vendosa të bëhesha një qytetar mendjehapur që me mundin dhe me djersë të sigurojë jetën, por edhe të jetë që qytetar korrekt.

Po ky njeriu që më akuzon për gënjeshtar çfarë bën në jetë? Kam një pyetje për një burrë të kësaj moshe që merret me një burrë të moshës time. A ke familje, a ke fëmijë, a ke plane në jetë? A I ke realizuar ato? A ndihesh mirë ti si burrë kur sulmon një burrë me fëmijë dhe të shkëputur nga “tufa” prej 33 vitesh, pa i rënë në qafë askujt?

Po i them këtij tipit se si qytetar britanik dhe ambasadën në Shqipëri dhe do ta ndjek në rrugë ligjore. Një burrë që vendos të më akuzojë si rrenacak dhe të më sulmojë, duhet të përballet edhe me ligjin në të tilla raste.

Dhe sa për italishten, po, e kam mësuar ashtu ilegalisht, por më shërbeu, sepse trajneri i asaj kohe i Sëlltikut, Liam Brady, për fat të mirë kishte luajtur te Juventusi dhe unë kisha mundësinë të flisja me të në Italisht. Ishte e rëndësishme për karrierën time edhe ky detaj. Ky tipi që më përmend se si ndihesha unë në 1991 dhe kushtet ku jetonim, i them se ai vetë mund të ketë qenë mirë, por ne që arratiseshim detyroheshim të kërkonim azil. Kërkonim azil edhe pse kishim luajtur kundër Papin, Kantona, Boli etj. Por kështu është kur nuk ke lexuar librin…”

/a.r

“U arratis pasi kishte rënë regjimi”, Ilir Demalia: Përse gënjen Rudi Vata?!

Next Post
LISTA / Apartamente, makina e truall! GJKKO konfiskon pasuritë e “Zotit të Drogës”, Alket Hatija

LISTA / Apartamente, makina e truall! GJKKO konfiskon pasuritë e “Zotit të Drogës”, Alket Hatija

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In