• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kam 2 vjet që pres të divorcohem…”/ Vetingu “shkrin” seksionin e çështjeve familjare në Gjykatën e Tiranës, proceset zgjasin me vite

by Java News
19/12/2022 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kam 2 vjet që pres të divorcohem. Kam ardhur nga Greqia prej disa vitesh pas ndarjes me bashkëshortin, por ligjërisht nuk ishim ndarë. Martesën e kemi bërë këtu dhe kam kërkuar të zyrtarizoj ndarjen. Problemi është se unë jam në bashkëjetesë me partnerin tim këtu në Tiranë dhe dua ta formalizoj lidhjen. Po më pengon sepse nuk marr dot asnjë dokument sepse vijoj të jem në martesë me ish-bashkëshortin. Plus kësaj, për të më vizituar djali im, duhet të marr prokurë tek ish-bashkëshorti pasi djali s’ka bërë akoma 18-vjeç.”

Migena, estetiste në një nga qendrat e mëdha në Tiranë, 40-vjeç, thotë se është e lodhur nga kjo zvarritje. Ajo thotë se ka ndërruar dy avokatë për këtë çështje, por mesa duket faji nuk është tek ata por tek mungesa e gjyqtarëve të çështjeve familjare.

Të pyetur nga Gazetasi.al, avokatët shprehen se në Gjykatën e Tiranës duhet të presësh deri në një vit për hedhjen e shortit për datën e seancës së parë të gjyqit për çështje familjare, zgjidhje e martesës, dhuna në familje, pensionet për fëmijët etj.

“Ka çështje gjyqësore që zgjasin edhe 3 vjet. Unë kam parë në dyert e gjykatave sidomos gratë që kërkojnë të divorcohen, që vijnë disa herë brenda vitit nga jashtë por nuk mund të startojë procesi, sepse mungojnë gjyqtarët”, thonë avokatët.

Avokat Adriatik Lapaj thotë se kjo që po ndodh në Gjykatën e Tiranës është një maskaradë.

Nga 16 gjyqtarë që ishin në vitin 2016, si pasojë e Vettingut kanë mbetur vetëm 4, ku dy prej tyre janë të konfirmuar dhe vijojnë punën, ndërsa 2 të tjerë janë në proces.

“Me 4 gjyqtarë, ku për 2 nga ata nuk dihet fati, seksioni i çështjeve familjare rrezikon të shkrihet. Mos harroni se në gjykatën e Tiranës depozitohen afro 50 përqind e dosjeve për çështje familjare. Shumë gra që de facto janë të ndara nga burrat e tyre, bëjnë fëmijë me bashkëshortët e rinj, por fëmijët gjykata i regjistron me ish-bashkëshortët e parë pasi nuk është bërë divorci. Dhe kështu ata detyrohen të bëjnë proces për këtë. Ka të tjera që rrezikojnë deri dhe jetën si pasojë e dhunës nga bashkëshortët dhe duan të bëjnë divorcin, por pirgu i dosjeve në gjykatë po bëhet mal. Minimumi duhet të presin 8 muaj për të hedhur shortin në gjykatë për datën e seancës”, thotë avokatët.

Ky antikap i krijuar në 2 vitet e fundit, po dëmton sidomos fëmijët e prindërve të ndarë, të cilët mbeten pa pension ushqimor pasi vetëm ligjërisht baballarët detyrohen të paguajnë. Drama sociale por dhe kosto ekonomike duket se po prek më së shumti gratë në vështirësi ekonomike. Por nga gjykata e Tiranës nuk ka asnjë përgjigje. Deri atëherë dhe Migena e gratë që ndajnë të njëjtin problem, do të presë ditën e divorcit, ndërsa fëmija i saj të mbushë moshën 18-vjeç për të lëvizur i lirë pa lejen e njërit prind./m.j

Next Post
IKMT shemb pallatin e dëmtuar nga tërmeti në rrugën ‘Myslim Keta’, banorët nuk bëjnë rezistencë

Faturat / Tre kurorat e familjes Ajazi prej dy vitesh marrin bonus qiraje secila. Dy javë më parë tërhoqën edhe bonusin e dhjetorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

August 25, 2026
‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

August 25, 2026
Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

August 25, 2026
VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

August 25, 2026
“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

August 25, 2026
Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

August 25, 2026
Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

August 25, 2026
“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

August 25, 2026
“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

August 25, 2026
Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com