• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kalvari/ Ra nga ura 8 metra e lartë, historia e mësueses nga Klosi që u bë një poete e suksesshme

by Java News
01/04/2023 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në nëntor të vitit 1992 Emrie Krosi sapo kishte filluar punë si mësuese. Me ëndrrat e një vajze të re nisej çdo ditë për në punë, edhe pse rruga për atje ishte shume e gjatë. Për të arritur në shkollë çdo ditë Emria dhe koleget e saj duhet të kalonin përmes një ure shumë të lartë.

Emrie tregon se atë ditë kishte një parandjenjë jo të mirë. Kolegia e saj atë ditë nuk pranoi të kalonte ndërsa mësuesja e re vendosi të kalonte. Emi rrëfen edhe momentin më të keq e tragjik në jetën e saj.

“Kam mbaruar shkollën në vitin ’90 dhe isha mësuese. Entuziazmi ishte i madh. Atëherë emëroheshe nga shteti. Nuk zjgati shumë. Mua më ndodhi një aksident, m’u deshën vite për t’u rikuperuar. Isha mësuese dhe duhet të kaloja një tip ure pasarele. Aty ndodhi që rashë, jo në ujë por në gurë. Rreth 18 metra”, thotë ajo.

Nga ajo kohë mban mend shumë pak gjëra i është mirënjohëse njerëzve që e ndihmuan në atë kohë.

“Është një zonë e vogël dhe njihesh. Unë di vetëm njerëzit që më ndihmuan sepse nuk kishte rrugë dhe njerëzit transportoheshin me barela. E kam parë veten në spital“, shton ajo.

Koha në spital ishte shumë e gjatë dhe e vështirë. Por Emrie tregon se mbështetjen më të madhe e gjeti te librat.

“Ajo ishte një kohë që zgjati sepse kam bërë ndërhyrje. Rikuperimi ishte i avashtë. Pastaj vonë, derisa e mora veten konkurrova edhe në 2000 vazhdova studimet për letërsi. Kam botuar edhe një libër me poezi. Aty ishte çdo gjë. Mbështetja ime ishte te librat. Aksidenti ndodhi në një kohë të vështirë. Nuk kishte psikolog, shumë gjëra ishin tabu. E kalova traumën përmes librit.”, shton ajo.

Pas shërimit, Emrie iu rikthye sërish jetës aktive. Erdhi në Tiranë dhe përfundoi studimet e larta për gazetari.

“Pas mbarimit të studimeve kërkoja të punësohesha diku. Fillova punë si gazetare te Albania, pastaj e braktisa sepse iu fokusova praktikës. Unë e adhuroj gazetarinë”, thekson ajo.

Në jetën e saj ka botuar disa libra dhe është vlerësuar me disa çmime.

“Çmimi i parë që kam marrë në Durrës, kur ndodhi tërmeti mu thye. Kam marrë çmime të dyta dhe të treta. Më i rëndësishmi është ai që kam marrë vjet. Revista Kuvendi, në përvjetorin e Fishtës. Kam edhe libra të tjerë. Janë dy studimore dhe një roman. Kam edhe katër libra të tjerë që janë në proces. Krahas poezisë lëvroj dhe prozën.”

Emrie Krosi nga Klosi i Burrelit është mjaft e fortë, intelektuale e zonja por historia e saj është tregues i qartë i vajzës të cilën shpresa e madhe e ka bërë atë të rrallë./abc

Next Post
Si lindi dashuria mes aktorëve/ ‘Ma kapi dorën dhe nuk e lëshoi më’! Rrëfimi i Marjetës në dokumentarin për Rikard Ljarjan

Si lindi dashuria mes aktorëve/ 'Ma kapi dorën dhe nuk e lëshoi më'! Rrëfimi i Marjetës në dokumentarin për Rikard Ljarjan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In