• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kalvari i hotel “Dajtit”, si kalvar i të gjithë Shqipërisë

by Ben Andoni
18/09/2018 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Rrënimi i hotel “Dajtit” dhe mburojësat e saj, që i shikojmë përditë (panelet mbrojtëse dhe kufizuese që vihen para rekonstruksionit), janë një pamje kaq e zakonshme për kryeqytetasin, saqë për shumë rishtarë në qytet, kjo tashmë duket normale. Paradoksi është se edhe pas shumë premtimesh ose idesh, simboli i Tiranës, pjella e Bossio-s mbetet një gërmadhë e frikshme në arterien kryesore të qytetit kryesor shqiptar. Projekti i hotel “Dajtit” u realizua në fund të viteve ‘30 nga arkitekti italian, Gherardo Bosio, një nga më premtuesit e kohës, që vdiq 38 vjeç ende pa e shijuar mbarimin e pjellës së vet. Në një farë mënyre, katandisja e saj në këtë mënyrë, ndryshimi i destinacionit, dhe mospasja e një objektivi të qartë, është si një simbolikë për vetë qytetin tonë, por edhe gjithë gjërat që kemi përballur në 28 vitet e fundit. Si për ironi, gjatë kohës që është folur për të dhe janë bërë kushedi sesa shkrime, janë përfunduar shumë ndërtesa e kulla kudo në Shqipëri, ndërsa deri në fund, kur janë objektivat  tij, me shumë gjasë do të mbarojë kompleksi i Arenës Kombëtare, me kullën e frikshme qiellgërvishëse!! Dhe, nuk mbaron këtu, pasi së fundmi, nga zyrtarët e Bankës Qendrore, institucioni i cili do të marrë godinën është pohuar se edhe për dy vite ngrehina e ish-Hotel Dajtit do të vijojë të mbetet në këtë gjendje, pasi është paralajmëruar se punimet do të përfundojnë në vitin 2020, referuar planeve të Bankës për dy vitet e ardhshme. Me shpresë.

…

Arkitektët shqiptarë ishin me të gjithë të drejtën shumë dyshues sa i përket rikonstruksionit, fillimisht pasi dilte nga volumi i godinës dhe më vonë për ndryshimin e destinacionit. Kreu i ri i Bankës, Genti Sejko, që do të zëvendësonte Adrian Fullanin qysh më 1 prill 2015, rihapi sërish procedurat për rikonstruksionin e godinës së ish-hotel Dajtit. Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës solli që prokurimi të konfirmonte se objekti do realizohej me një kontratë tre vjeçare. Konform legjislacionit, projekti i rikonstruksionit të ish-hotelit “Dajti” u miratua edhe në Këshillin Kombëtar të Territorit, me vendimin e datës 21 korrik 2015. Godina e shpallur si monument kulture i kategorisë së dytë do t’i kishte ndërhyrjet e duhura referuar përcaktimeve të vendosura nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve të përcaktuara, ku duhet të lihej e paprekur struktura e jashtme, siç kishin qenë në projektin bazik. Për shkak të amullisë së lajmeve, prej atëherë pati vetëm heshtje…Shqipëria u zhyt në letargjinë e saj.

Kalvari i Hotel “Dajtit” ka filluar herët. Në angazhimin e fillimit, në Bankën e Shqipërisë ishte menduar mirë edhe emri, që do të merrte përsipër rikonstruksionin e hotelit simbol, që e kishte tashmë nën varësi. Ajo i ishte besuar arkitektit italian të erës sonë, i cili drejtonte punën e rikonstruksionit të godinës qendrore të Bankës së Shqipërisë dhe njeriu që premtoi se do ta respektonte në thelb punën e paraardhësit të tij, Gherardo Bosios, arkitektit të “Dajtit”. Kontrata me arkitektin Petreschin ishte me prokurim të drejtpërdrejtë dhe u lidh më 23 nëntor 2011. Kohë më vonë, prokuroria në dosjen e saj për shpërdorimet e bankës, do të theksonte se Banka e Shqipërisë shmangu tenderin e hapur, i cili do i kushtonte 700 mijë euro.

Nuk do të qëndrojë indiferent Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe si institucion do të vlerësojë se studimet paraqesin mangësi dhe kërkuan kosto shtesë për projektet e mëpasme, të aplikuara nga Banka e Shqipërisë. Madje në dosjen e Prokurorisë kundër ish-guvernatorit Fullani do të ketë referenca edhe për faktin se paratë janë shpërdoruar përmes procedurave të dubluara.

***

Godina e ish-Hotel “Dajtit”, si pjesë e ansamblit të mbrojtur të Tiranës, nënkuptonte një status të veçantë mbrojtje dhe përgjegjësi të lartë institucionale të funksionimit të saj. Shoqata e Arkitektëve ishte shumë kritike dhe përkundrejt faktit që vërtetë e ka vlerësuar projektin e restaurimit, por mbetej krejtësisht kundër ndryshimit të destinacionit, fakt për të cilin s’ka qenë dakord edhe Këshilli Kombëtar i Restaurimit

Është e vërtetë se Hotel “Dajti” ka qenë një objekt tepër i rezervuar për qytetarin e thjeshtë shqiptar. Në kohën e komunizmit ishte de facto e ndaluar të futeshe, përveç përjashtimeve të individëve të besuar, kurse në vite ka mbartur histori politike për vendin tonë, ku janë mbledhur disa nga eksponentët e regjimeve pushtuese, por edhe mbart shumë intriga dhe histori, përkundrejt faktit të përdorimit turistik në kohën regjimit komunist. Shumë autoritete menduan “që ngrehina të shndërrohej në një shoqëri hoteljere SH.A.( bankë-qeveri)për  ruajtjen e funksionit dhe bilancit  tregtar-ekonomik nëpërmjet pritjeve dhe  aktiviteteve shtetërore e politike kombëtare apo ndërkombëtare…”. Në këtë mënyrë do mundësohej funksionimi  dhe shlyerja e transaksionit prej rreth 30 milion Eurosh, që Banka e bëri t’i jepte një shtysë qeverisë Berisha, por kjo nuk u realizua, ashtu si në vend nën shembullin e këtij hoteli janë prekur dhe shumë e shumë objekte të tjera.

***

Historia e këtij hoteli është vërtetë e hidhur. Duhet thënë se deri në vitin 1995, Hotel “Dajti” vazhdonte të ishte më i miri në fushën e hotelerisë kombëtare dhe madje ende ishte me fitime, kryesisht prej imazhit. Në një përpjekje interesante për ta mbajtur, por që do rezultojë e fundit, do ishte edicioni i katërt i Bienales së Tiranës më 2004, që do sillte një frymëmarrje të fundit për historinë e godinës. Pas kësaj, gjithçka mori fund. Hoteli u grabit në mënyrën më brutale para syve të autoriteteve, me zakonin e asokohe, që ta linin të degjenerohej për ta pasur më të lirë privatizimin. Ata, të rrallë, që futeshin për kuriozitet aty në vitin 2009, shikonin vetëm mbetjet, kurse ende rezistonin llambadarët, që vareshin nga panelet e lartë, si të vetmit dëshmitarë të kohës së pakthim të luksit. Edhe ato ishin përgatitur nga Bossio, që bashkë me aksesorët e realizuara nga Ponti, mëtonin të ishin inovacione për interierët e kohës.

Ndërkohë biznesi kishte hedhur sytë, dhe pak vite më parë, më 28 Maj të vitit 2005,  u zhvillua tenderi i hapur për shitjen e Hotel “Dajti”. Ashtu si parashikohej dështoi edhe pse me ofertë të ulët, pasi e bojkotuan në bllok biznesmenët shqiptarë e të huaj. Dhe, do të vazhdonte edhe dy herë të tjera, pa fitim edhe pse Agjencia Kombëtare e Privatizimeve i kishte vendosur si vlerë fillestare hotel “Dajti” në momentin e shitjes, çmimin prej 1 miliard e 800 milionë Lekë.

Epilogu i hotelit përkoi me një nga momentet më të këqija të qeverisë Berisha, më 17 maj të 2010, kur u ble nga Banka e Shqipërisë për 30 milionë euro. Ashtu si dukej dhe nuk mund të fshihej ishte një ndihmë urgjente për Berishën. Fatkeqësisht, ai vetë, pak muaj më parë e kishte caktuar për ta bërë residencë të Ministrisë të Jashtme. Kalvari i saj të kujton pa asnjë mëdyshje kalvarin e shumë gjërave të ngjashme në historinë shqiptare…dhe ndaj sot është fare e zakonshme që të shikosh një ngrehinë pa destinacion dhe krejt të rrënuar vetëm 200 metra larg qendrës së Tiranës në pritje të shndërrohet nga nëna e hotelerisë shqiptare në një godinë… në hije në varësi të Bankës së Shqipërisë. (Homos Albanicus)

 

Next Post
Inceneratorët/ PD tashmë do interpelancë urgjente me Gjiknurin

PD reagon për lirimin e Ermal Hoxhës: Thikë pas shpine ndaj ndërkombëtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllet beteja ligjore, Kylian Mbappe fiton ndaj Paris Saint-Germain! Sa do të arkëtojë sulmuesi

Mbyllet beteja ligjore, Kylian Mbappe fiton ndaj Paris Saint-Germain! Sa do të arkëtojë sulmuesi

February 21, 2026
Bllokimi i rrugës shkakton irritim te qytetarët, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

Bllokimi i rrugës shkakton irritim te qytetarët, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

February 21, 2026
Goditet për vdekje me thikë 47-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para të policisë

Goditet për vdekje me thikë 47-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para të policisë

February 21, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

February 21, 2026
Një ditë pas arrestimit të vëllait për trafik droge, deputetja e PD Elda Hoti kërkon rrëzimin e qeverisë

Një ditë pas arrestimit të vëllait për trafik droge, deputetja e PD Elda Hoti kërkon rrëzimin e qeverisë

February 21, 2026
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

February 21, 2026
“Sulme në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale! Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua

“Sulme në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale! Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua

February 21, 2026
Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë! Problem edhe rritja e stokut të dosjeve

Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë! Problem edhe rritja e stokut të dosjeve

February 21, 2026
“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

VIDEO/ Ja si përgatiten molotovët në selinë e PD-së para protestave të dhunshme

February 21, 2026
Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In