• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kalvari 30- vjeçar i Kavajës me lidhjen “shpirtërore” me Sali Berishën dhe një paralelizëm me Tropojën

by Ylli Pata
01/03/2021 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Zonat ku kandidojnë liderët politikë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, kthehen në territore të rëndësishme, si pasojë e lidhjes dhe besimit politik ndaj politikanëve të klasit të parë.

Duke qenë nën influencën politike të dorës së parë, këto zona ose përfitojnë investime të rëndësishme si pasojë e lobimit, ose nga aty dalin emra të rëndësishëm të politikës.

Arkansas-i, një nga shtetet më të varfra të SHBA përshembull, fitoi një ridimensionim kur guvernatori i atij shteti, Bill Clinton, u zgjodh president i SHBA-ve.

Kjo solli që edhe emra të tjerë nga ky shtet të kenë një ngjitje të rëndësishme në politikë, por edhe në lobimin e kompanive që vinin nga atje.

Gjenerali Vvesley Clark, kryekomandanti i NATO-s ishte një ushtarak që vinte nga Arkansas-i, por edhe figura të tjera.

Me ardhjen e George VV Bush këtë fat e pati Texasi, e me Barack Obaman, Ilinoisi e kështu me radhë.

Ndër vite edhe në Shqipëri ka ndodhur kështu. Ahmet Zogu për shembull, kur mori në drejtim vendin, një pjesë e madhe matjanësh u emëruan në administratë si prefektë, komandantë, drejtues etj.

Kështu ndodhi në kohën e Enver Hoxhës, ku Zona e Parë Operative pati precedencë në administratë, shtet, ushtri, polici etj.

Kjo panoramë u përsërit edhe pas rrëzimit të komunizmit, ku kandidimi i autoriteteve politike sillte edhe lëvizje të rëndësishme lobiste.

Kur Ilir Meta u bë kryeministër, u hap legjenda urbane e skraparlinve që sunduan shtetin, tepelenasit me Gramoz Ruçin, Saimir Tahirin etj.

Në kohën kur Rama u bë deputeti i Vlorës, ky qytet ka pasur nivelin më të madh të investimeve që zona ka marrë në 30 vjet etj.

Megjithatë, ka bërë çudi marrëdhënia e Sali Berishës me Kavajën.

Prej 1991, ish-kreu i PD-së ka qenë i përhershëm deputet i asaj zone, i palëvizur, si kur deputeti zgjidhej direkt nga zgjedhësit, si pas 2009-s, kur kjo u bë me listë rajonale.

Kandidimi në Kavajë erdhi nga kthimi i këtij qyteti në një qendër nevralgjike e betejës kundër komunizmit me protestat e para në vitin 1990.

E që normalisht përfaqësimi politik i liderit, duhet të përfaqësonte një “të drejtë qytetarie” të kthimit të Kavajës në një referim politik për vendin, kryesisht në politikën e së djathtës ngaqë u bë bastion.

Por në 30 vjet, Kavaja nuk duket se ka pasur një incentiv politik apo investimesh, edhe pse ka nxjerrë një president Republike dhe një kryeministër.

Investimet në zonën e Kavajës, mund të kenë qenë kanalizime, ujësjellësa etj, ku fondet gjermane u përqëndruan në këtë qytet, si në Shkodër, Pogradec etj.

Por një plan të madh nuk është se ka pasur gjatë viteve kur ka qeverisur Sali Berisha.

Ndërkaq, ajo që ka bërë përshtypje është se lobimi i Berishës në Kavajë nuk është se ka promovuar ndonjë penetrim të intelektualëve të zonës në politikën e lartë të PD-së.

Integrimi i Astrit Patozit që është me origjinë nga Kavaja, ka ardhur si pjesë e pjesëmarrjes së tij në lëvizjen studentore e më pas në drejtimin e “Rilindjes Demokratike”.

Tjetër kavajas që u integrua në politikë është shkrimtari Halit Shamata, i cili u emërua ministër i Brendshëm vetëm për një vit 1996-1997, një kohë shumë e vështirë për PD-në.

Në mandatin e dytë të PD-së në 2005-n, Shamata u emërua zv.ministër i Arsimit, por që nuk pati një ngritje në kupolën e PD-së.

Pas daljes në opozitë të PD-së, Halit Shamata nuk është aktivizuar në strukturat e larta.

Me ardhjen e Berishës në pushtet lobi që përfitoi më shumë ishte ai i tropojanëve, prej ku e ka origjinën ish-presidenti e ish-kryeministri.

Në dy periudhat e qeverisjes së PD-së, zyrtarë nga Tropoja në shumicë u emëruan në struktura të larta të shtetit, policisë, shërbimit sekret, politikës, ushtrisë, arsimit etj etj.

Por Berisha nuk kandidoi ndonjëherë në vendlindjen e tij, madje realisht ka qëndruar në distancim social ndaj Tropojës.

Ndërkaq, Kavaja, si zona që i ka dhënë gjithmonë të drejtën e përfaqësimit Sali Berishës, nuk është se u kthye ndonjëherë në qendër të rëndësishme nevralgjike.

Ndoshta kjo ndikoi që një numër i madh qytetarësh të Kavajës të votonin për PS-në në vitin 2011 duke zgjedhur Elvis Roshin kryetar bashkie.

Megjithatë PD e mori në vitin 2017, në një betejë me ligjin e dekriminalizimin, kur largoi Roshin dhe në zgjedhje të pjesshme PD e rimori qytetin simbol të saj, i cili kishte votuar gjithmonë liderin historik.

Por PD me rimarrjen e Kavajës nuk u kujdes fare, pasi mendjen e kishte të rrëzonte Ramën e të rimerrte drejtimin e vendit.

Mandati i përgjysmuar i PD-së në Kavajë iku ashtu si hyri, pa fare zhurmë.

Kavaja politikisht në vitet ‘90 të shekullit të shkuar mori një rëndësi të madhe, pasi atje u zhvilluan protestat e para antikomuniste dhe me të drejtë fitoi të drejtën e qytearisë për të mos qenë një xhep gjeopolitik.

Por që realisht mbeti e tillë, edhe prej kësaj marrëdhënie të Berishës, i cili ka 30 vjet që merr prej saj por që realisht nuk se ka dhënë gjë…/ TemA

Next Post
Rama në Bruksel/ Takohet me përfaqësuesit e lartë të BE. Shoqërohet nga Mazi, Xhaçka dhe Balla

Rama në Bruksel/ Takohet me përfaqësuesit e lartë të BE. Shoqërohet nga Mazi, Xhaçka dhe Balla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I riu ishte gati të qëllonte”/ Hyri në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret: E urdhëruam t’i lëshonte, vendosëm ta neutralizonim

“I riu ishte gati të qëllonte”/ Hyri në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret: E urdhëruam t’i lëshonte, vendosëm ta neutralizonim

February 22, 2026
Bllokimi i qarkullimit në aksin Librazhd-Prrenjas, Balla: Po punohet për krijimin e një kalimi alternativ

Bllokimi i qarkullimit në aksin Librazhd-Prrenjas, Balla: Po punohet për krijimin e një kalimi alternativ

February 22, 2026
20-vjeçari tenton të hyjë me pushkë në rezidencën e Presidentit Trump, vritet nga shërbimi sekret në Mar-a-Lago

20-vjeçari tenton të hyjë me pushkë në rezidencën e Presidentit Trump, vritet nga shërbimi sekret në Mar-a-Lago

February 22, 2026
Raporti i KQZ: 118 kandidatë të PD shpenzuan 3.5 milionë euro në fushatën e 11 majit (EMRAT)

Raporti i KQZ: 118 kandidatë të PD shpenzuan 3.5 milionë euro në fushatën e 11 majit (EMRAT)

February 22, 2026
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nis pakot me fletët e votimit drejt shteteve ku jetojnë zgjedhës të regjistruar

Sërish zgjedhje në Kosovë? LDK dhe PDK në pritje të VV për Presidentin, Osmani kandidate?

February 22, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Vrasja e Egli Pashollarit, publikohet video kur autorët sulmojnë të riun dhe e godasin me thikë

February 22, 2026
Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

February 22, 2026
Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

February 22, 2026
Berisha kërkesë kryeministrit Rama: T’u tregojë shqiptarëve se përse iu refuzua çdo takim në SHBA

Berisha kërkesë kryeministrit Rama: T’u tregojë shqiptarëve se përse iu refuzua çdo takim në SHBA

February 22, 2026
Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In