• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kalueshmëria rrugore, ja gjendja e akseve në qarqe

by Java News
07/01/2016 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se nga komunikimi me specialistët e Drejtorive të Rajoneve, mësohet se situata në akset kombëtare paraqitet si më poshtë:

Në Rajonin Verior Shkodër:

Si pasojë e rreshjeve të shumta të shiut, në akset e këtij Rajoni ka rënie gurësh dhe aluvione në rrugë, që po pastrohen nga firmat kontraktore. Në aksin Qafë Mali – Fierzë, ka një shkëputje të trupit të rrugës, në vendin e quajtur Miliska, me një gjatësi 10 ml. Për momentin qarkullimi është i bllokuar, deri në gjetjen e një alternative tjetër kalimi. Edhe në aksin K/Hadroj – Qafë Benë, ka rënie gurësh në rrugë, të cilët po pastrohen me fadromë. Edhe në Rrugën e Kombit, në Strungaj, ka patur një shembje masive për shkak të rreshjeve, por firma kontraktore ka punuar gjithë natën për pastrimin e aksit dhe sot nuk ka probleme në qarkullim. Të gjithë kontraktorët dhe specialistët e kësaj Drejtorie janë në gadishmëri.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër:

Në të gjitha akset e këtij Rajoni nuk ka problem për qarkullimin. Gurët e rënë nga shirat në disa akse janë pastruar nga firmat. Të gjithë kontraktorët dhe specialistët e kësaj Drejtorie janë në gadishmëri, sidomos në zonat e njohura të rrëshqitjeve, si në Shkallën e Zezë, Rapi i Kuqarit, Lekël – Përmet.

Në Rajonin Qëndror Tiranë:

Nga shirat e shumtë ka patur problem në aksin Tiranë – Elbasan, si pasojë e rrëshqitjes në Ibë. Rruga ëshë devijuar në aksin e vjetër.

Probleme ka në akset e Elbasanit dhe konkretisht: Në aksin Cërrik – Banjë sapo u njoftuam se segmenti Banjë – Drizë është i bllokuar, si pasojë e fryrjes së liqenit të Devollit.  Në Shelcan dhe derstil në aksin Elbasan – Peqin, ka rrëshqitje skarpatash dhe rruga është me një kalim. në segmentin Drizë – Gramsh, km 98, është bllokuar një tombino dhe është shembur traseja e rrugës.

Eshtë bllokuar edhe aksi Elbasan Libarazhd në vendin e quajtur Xibrakë, për se ka rrëshkitur një masiv shkëmbor duke bllokuar rrugën. Po punohet përnormalizimin e situatës.

Bashkëngjitur do të gjeni tabelën me informacionin më të detajuar.

Next Post

Dekriminalizimi, ligji hyn sot në fuqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com