Pavarësisht se janë fytyra publike, shkelja e rregullave pason me gjobitje dhe që këtë vit për personazhet e njohura kanë qenë të shpeshta
Sot nga Policia është ndaluar një tjetër këngëtar. Sipas mediave kosovare, Art Abazi ka kaluar semaforin me të kuqe dhe kjo ka bërë që Policia ta ndalojë atë në Prishtinë.
Këngëtarin do e shohim edhe si valltar pasi ai do të jetë pjesëmarrës në “Dancing With the Stars Albania”, format në të cilin më parë e kemi parë edhe vëllain e tij, Drenin.










