• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kaloi Vettingun/ Komisioneri Publik ankimon vendimin për kandidaten e SPAK: Të dhëna kontradiktore

by Java News
02/08/2019 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Institucioni i Komisionerëve Publikë, ka ankimuar vendimin e KPK, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i cili para disa javësh konfirmoi në detyrë prokuroren e Prokurorisë të Krimeve të Rënda Manjola Kajana.

Kajana rezultoi sipas KPK pa probleme në të tre kriteret e vetingut.

“Ankim kundër vendimit nr. 162, datë 19.6.2019, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit znj. Manjola Kajana. Ankim datë 2.8.2019”, thuhet në njoftimin e Komisionerëve Publikë.

ANKIMIMI

Sa i perket “Mbi kursimet nga pagat, deklaruar si burim i krijimit të pasurisë apartament 110 m, 2 me adresë: ***, Tiranë”, Komisioneri Publik, “vlerëson se: nuk është hetuar nga Komisioni mbi mundësinë financiare të subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur me të, për të mbuluar me burime të ligjshme, shpenzimet dhe kursimet në sistemin bankar”.

Sa i perket “Mbi të ardhurat e bashkëshortit të subjektit të rivlerësimit për vitet 2013 – 2014”, Komisioneri Publik, “vlerëson se këto të ardhura, nuk duhet të llogariteshin nga ana e Komisionit si burime të ligjshme të të ardhurave të subjektit të rivlerësimit dhe bashkëshortit të saj”.

Sa i perket “Lidhur me deklarimet kontradiktore të subjektit mbi vendbanimin dhe vendqëndrimin”, Komisioneri Publik, ” vlerëson se: subjekti i rivlerësimit nuk ka plotësuar saktë Deklaratën për Kontrollin e Figurës, sipas shtojcës 3, të ligjit nr. 84/2016, pjesa 2, të dhëna për vendin e banimit, në rubrikën: “historiku i adresave të banimit nga 1.1.2012”. Gjithashtu mbeten të paqarta lëvizjet e gjendjeve civile dhe deklarimit të banesave të subjektit të rivlerësimit, të kryera nga kjo e fundit, si për shkak të përfitimit nga privatizimi i EKB-së, për banesën në Durrës të vjehrrit të subjektit, ashtu dhe për përfitimin e kredisë si familje e pastrehë në qytetin e Fierit”.

KONFIRMIMI NE DETYRE

Trupa gjykuese që shqyrtoi çështjen e Kajanas përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar. Në cilësinë e vëshguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Hans Kijlstra.

Kajana rezultoi pa probleme në kriterin e pasurisë, në atë të figurës dhe e aftë profesionalisht. Gjatë seancës dëgjimore ajo u pyet në lidhje me pushimin e hetimit të një çështje për korrupsion, por KPK ka vlerësuar se argumentet e Kajanës qëndronin.

Prokurorja Manjola Kajana e ka nisur karrierën e saj profesionale në vitin 2008 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më pas në vitin 2009 është transferuar në prokurorinë e Fierit dhe në qershor të 2014-ës në atë të Krimeve të Rënda ku edhe vazhdon aktualisht. Ajo kandidon për një vend në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Moment i mahnitshëm kur një kameleon lëshon gjuhën në gjahun e tij për të kapur një mizë të pafat

FOTO/ Moment i mahnitshëm kur një kameleon lëshon gjuhën në gjahun e tij për të kapur një mizë të pafat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Probleme me shërbimet e Microsoft në mbarë botën, përfshirë Outlook. Miliona njerëz pa akses në email

Probleme me shërbimet e Microsoft në mbarë botën, përfshirë Outlook. Miliona njerëz pa akses në email

November 12, 2026
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Tatimi mbi pronat, eksperti: Barra fiskale do t’i shtrenjtojë banesat dhe qiratë

November 12, 2026
Rama publikon momentin krah Macron dhe Zelenskyt, në plan të parë Albin Kurti

Rama publikon momentin krah Macron dhe Zelenskyt, në plan të parë Albin Kurti

November 12, 2026

Arsyet e mjedisit toksik brenda opozitës!

November 12, 2026
“Reuters” zbulon pazaret e naftës venezueliane, veprimet që implikojnë zëvendëspresidentin JD Vance

“Reuters” zbulon pazaret e naftës venezueliane, veprimet që implikojnë zëvendëspresidentin JD Vance

November 12, 2026
Kthupi: Berishës i kanë zënë sheshin, protesta nuk mund të bashkohet me PD

Kthupi: Berishës i kanë zënë sheshin, protesta nuk mund të bashkohet me PD

November 12, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Veliaj, mes fantazmës së Nanos, hetimeve të reja e Strazburgut

November 12, 2026
Studentët e Dhjetorit ’90 dhe protestuesit e Qershorit 2026, të përbashkëta dhe dallime

Sa paguhet “patriotizmi”?

November 12, 2026
Tragjedi në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur nga përplasja e 23 automjeteve

Tragjedi në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur nga përplasja e 23 automjeteve

November 12, 2026
Shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, zbulohet formacioni i kuqezinjve

Shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, zbulohet formacioni i kuqezinjve

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In