Kolegji i Posacëm i Apelimit ka bërë publik emrat e trupës gjykuese që pritet të shqyrtojë dosjen e kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Njoftimi i plotë nga KPA
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR ) Nr. 10/2018, datë 31.07.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik, kundër vendimit nr. 24, datë 13.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Bashkim Dedja.
Sot, në datën 04.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relator: Luan Daci
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
a.ç