Kaloi tre bote me nafte pa bërë kontrollin, arrestohet doganieri
Një doganier ka rënë në pranga të policisë së Fierit. Gjatë operacionit të koduar “Boti” gjithashtu janë proceduar penalisht dhe tre doganierë të tjerë.
Pas një informacioni të marrë në rrugë operative, në lidhje me veprimet abuzive të kryera nga 4 punonjës të shërbimit doganor Fier, në pranga ka përfunduar Adrian Alikaj 47 vjeç,me detyrë doganier në doganen Fier, si dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lire, po për shperdorim detyre ndaj 3 doganierëve:
B.N 47 vjeç, N.B 46 vjeç dhe A.S 30 vjeç.
Keta shtetas dyshohen se ne bashkepunim me njeri tjetrin, ne kohen qe kane qene me sherbim ne Ballesh, kane lejuar te kalojne 3 bote me nafte pa ju nenshtruar kontrollit doganor.