Hillary Clinton do të takohet sot në mbrëmje në Las Vegas me katër kandidatët e tjerë të deklaruar zyrtarisht në zgjedhjet paraprake presidenciale në radhët e demokratëve, proces i cili do të nisë në shkurtin e vitit 2016 dhe do të vijojë për disa muaj.
Ata do të marrin pjesë në debatin e parë televiziv të sezonit.
Aktualisht, zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, 72 vjeçar nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit të tij megjithëse e lë të hapur çështjen prej disa muajsh pa konfirmuar ende zyrtarisht se kur do të vendosë.
– HILLARY CLINTON do të festojë 68-vjetorin e saj më 26 tetor. CV-ja e saj më e konsoliduara në radhët e kandidatëve për presidencialet. Ajo ka qënë Zonja e Parë e shtetit, senatore e shtetit të Nju Jorkut dhe sekretarja e Shtetit e Barack Obames gjatë mandatit të tij të parë. Clinton nisi në muajin prill garën si favoritja kryesore, megjithëse e renditur në krye të listës avancimi i saj është zbehur disi nën presionin e çështjes së mesazheve private duke rritur mosbesimin në radhët e shumë amerikanëve ndaj kthimit të një Clintoni tjetër në pushtet.
– BERNIE SANDERS, 74 vjeç, senator i pavarur i Vermontit. Ai përshkruhet si një “socialist demokrat”, një etiketim i rrallë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky rast është befasi e fushatës. Ky militant i vjetër mbledh grupime të mëdha qytetarësh duke i hapur sytë të majtës së partisë demokrate duke sulmuar më fuqishëm Wall Streetin dhe problemin e pabarazisë ekonomike. Ai ka votuar kundër luftës në Irak në vitin 2002 dhe vijon lobimin e tij për këtë çështje me mirësjellje, por sistematikisht ndryshe nga Hillary ClintonIt me mbështetjen e asokohe të George W. Bushit.
– MARTIN O’MALLEY, 52 vjeç, ish-bashkiaku i Baltimores dhe ish-guvernator i Marylandit. Ai është më i riu në moshë në këtë garë. Edhe ai gjithashtu përpiqet të fitojë të majtën demokrate dhe ndryshe nga Bernie Sanders, ai nuk shprehet kundër këndvështrimeve të ndryshme të Hillary Clintonit.
– LINCOLN CHAFEE, 62 vjeç, ish-senator dhe guvernator i shtetit të vogël progresist të Rhode Islandit. Ai nisi karrierën e tij si republikan para se të bëhej demokrat në vitin 2013. Një person deri diku i panjohur në nivel kombëtar.
– JIM WEBB, 69 vjeç, ish-senator i Virxhinias, ish-marins dhe sekretar në US Navy në periudhën e Ronald Reaganit. Ai përpiqet të fitojë krahun më konservator të Partisë Demokrate. Ish-senatori ka votuar kundër luftës në Irak dhe mban një qëndrim të kundërt ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin. I padukshëm edhe ai gjithashtu në fushatën aktuale. Ai po përqiqet të fitojë terren në debatin e së martës për t’u ripozicionuar.