• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kaloi në temperaturë të lartë, foshnja shqiptare ndërron jetë në spital në Greqi

by A R
04/01/2024 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një foshnje 15-muajshe shqiptare ka humbur jetën mbrëmjen e së martës, në spitalin Bodosakeio në Ptolemaida.

Vogëlushi është dërguar me temperaturë të lartë në Klinikën e Pediatrisë në orët e vona të natës, rreth orës 23:00 dhe disa orë më vonë ka ndërruar jetë.

Mediat greke raportojnë se ekspertiza mjeko-ligjore e kryer në trupin e foshnjës 15-muajshe, ka zbuluar se shkak i vdekjes është një infeksion i rëndë respirator, ndërsa rezultatet e analizave histologjike priten në vijim.

Autoritetet greke janë duke hetuar pretendimet e familjarëve të foshnjes të cilët thonë se ai shkoi në spital edhe dy herë të tjera, por mjekët vendosën që djali i vogël nuk kishte nevojë për shtrimin në spital dhe kështu ai u kthye në shtëpi.

Konkretisht, sipas familjarëve, hera e parë që prindërit kanë shkuar në spital me foshnjën ka qenë mëngjesi i Vitit të Ri, pasi fëmija kishte temperaturë shumë të lartë. Mjekët u dhanë udhëzime dhe u thanë të shkonin në shtëpi.

Të nesërmen në mëngjes ata shkuan përsëri në spital pasi foshnja kishte temperaturë të lartë, por përsëri mjekët u thanë se nuk kishte nevojë të shtrohej. Hera e fundit rezultoi fatale pasi kur mjekët mbërritën në urgjencë të martën mbrëma, nuk mundën t’i shpëtonin jetën fëmijës.

Varrimi i foshnjës do të bëhet në Shqipëri.

/a.r

Next Post
Sekuestrimi i ndërtimeve pa leje, Balla: Për 9 objektet e para arkëtuam 10.5 milionë Euro

Sekuestrimi i ndërtimeve pa leje, Balla: Për 9 objektet e para arkëtuam 10.5 milionë Euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com