Një shqiptar është arrestuar nga pala greke pasi në makinë iu gjet një armë zjarri tip pistoletë.
Shqiptari, identiteti dhe mosha e të cilit nuk jepet nga autoritetet e vendit fqinj kishte arritur që të kalonte doganën shqiptare në Kakavijë dhe po tentonte të kalonte edhe atë greke, por u zbulua.
Nga kontrolli rezultoi se ai e kishte fshehur pistoletën poshtë sediljes së shoferit. Pas arrestimit ai u është dorëzuar autoriteteve të Janinës. /e.s/