Kallëzuan kandidaten e PS Zegjine Çaushi për korrupsion zgjedhor, SPAK rrëzon Flamur Nokën dhe PD

Prokuroria e Posaçme deklaron mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin e depozituar nga Flamur Noka në emër të PD-së, ndaj kandidates së Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi, në lidhje me pretendimet për korrupsion zgjedhor, kanosje e pjesëmarrësve në zgjedhje, shpërdorim detyre dhe përdorim të funksionit publik.

Vendimi i firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe i marrë nga prokurori i çështjes, Sotir Kllapi, konkludon se në materialin filmik të pretenduar dhe dorëzuar, nga emisioni i televizionit të familjes së Sali Berishës, në asnjë rast nuk provohet se Çaushi kërkon votën për PS-në apo të ketë konsumuar veprën e krimit zgjedhor të korrupsonit pasiv, që është kompetencë e SPAK.

Për veprat e tjera materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit që të bëjë verifikime të mëtejshme.

Kllapi konstaton se bazuar në denoncimin e PD-së dhe Nokës me numër 145, i datës 5 maj të këtij viti, “nuk gjenden elementë të veprës penale të pretenduar” nga PD dhe Noka.

Më tej i detajuar në këtë konkluzion juridkik jepen shpjegimet e nevojshme mbi filmimin dhe bisedën telefonike, ku nuk provohet se Zegjine Çaushi ofron apo kërkon votën për Partinë Socialiste.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com