• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kallëzohet në SPAK drejtuesi i Kadastrës në Fier: I shkaktoi shtetit një dëm prej rreth 95 milionë lekë

by Java News
24/05/2023 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Zyrës Vendore të Kadastrës në Fier, Arben Voja është kallëzuar penalisht në SPAK. Padia është depozituar nga Agjencia shtetërore e Kadastrës , e cila akuzon Vrojën dhe specialisten Shpresa Gjikondaj për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash me një dëm për shtetin prej 9.5 milionë Lekë.

Nga kontrolli i ushtruar, janë gjetur 36 raste ku nga zyrtarët e lartë tashmë të kallëzuar penalisht, nuk është llogaritur tatimi prej 15 përqindësh. Nga verifikimet ka rezultuar se për të njëjtën pasuri të paluajtshme, Voja ka nxjerrë deri në katër përllogaritje të ndryshme, duke sjellë dëm të konsiderueshëm ekonomik.

Për rastin ka reaguar drejtoresha e Përgjithshme të Kadastrës Dallëndyshe Bici, e cila thotë se ata që u shërbejnë qytetarëve kanë punë me të, ndërsa të tjerë që shpërdorojnë postin për interesa vetjake do përballen me prokurorinë dhe ligjin.

“Kam firmosur sot kallëzimin penal me akuzën “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash” me pasojë dëmin e rreth 9.5 milionë lekëve në buxhetin e shtetit, për dy zyrtarë të DVASHK dega Fier, drejtorin dhe një specialiste. Grupet e kontrollit vazhdojnë verifikimet në çdo drejtori, e zyrë të ASHK. Ata që u shërbejnë qytetarëve kanë punë me mua. Kush i shërben vetes në dëm të njerëzve, duke shfrytëzuar besimin e shtetit, ka punë me Prokurorinë.”, thotë Bici.

Njoftimi i plotë:

Agjencia shtetërore e Kadastrës ka kallëzuar sot penalisht pranë SPAK Drejtorin e DVASHK Fier, Arben Voja si dhe specialisten pranë DVASHK Fier, Shpresa Gjikondaj me akuzën: Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash në një dëm të përgjithëm për shtetin shqiptar prej 9.575.060 Lekë.

Nga kontrolli i ushtruar, janë gjetur 36 raste ku nga zyrtarët e lartë tashmë të kallëzuar penalisht, nuk është llogaritur tatimi prej 15 përqindësh.

Sipas verifikimeve, për të njëjtën pasuri të paluajtshme, drejtori i DVASHK Fier, pas aplikimeve të njëpasnjëshme ka nxjerrë deri në katër përllogaritje të ndryshme, duke shkaktuar në këtë mënyrë një dëm të konsiderueshëm ekonomik./m.j

Next Post
Basha rikthehet në ‘skenën’ politike, takohet me të rinjtë: 14 maji, data e skadencës përfundimtare e politikës së vjetër

Basha rikthehet në 'skenën' politike, takohet me të rinjtë: 14 maji, data e skadencës përfundimtare e politikës së vjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

July 7, 2026
Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

July 7, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

July 7, 2026
“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

July 7, 2026
Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

July 7, 2026
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

July 7, 2026
“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

July 7, 2026
Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

July 7, 2026
“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

July 7, 2026
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In