• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kallëzimi? Nuk ka padi në SPAK kundër Sorecës! Konfirmohet blofi i Aleancës për Teatrin

by
14/07/2021 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse 3 ditë më parë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tha se dorëzoi në SPAK një kallëzim për ambasadorin e BE, Luigi Soreca, ky kallëzim nuk është dorëzuar ende në këtë institucion. Burime ekskluzive nga SPAK për Report Tv bëjnë më dije nuk ka padi kundër Sorecës.  Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shpërndau një kallëzim në media, por nuk e ka dorëzuar në SPAK.

Më 12 korrik Aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar njoftoi mediat se ka dorëzuar në SPAK një padi për ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, të cilin e akuzon se ka tentuar që të ushtrojë ndikim te Gjykata Kushtetuese, për vendimin për çështjen e Teatrit Kombëtar. I paditur është edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Përfaqësuesja ligjore e Aleancës, Adriana Kalaja, u shpreh për mediat se është e papranueshme që takime të një niveli të tillë, siç ishte ai mes Sorecës dhe kryetares së Gjykatës Vitore Tushe të kalohen në heshtje dhe në fshehtësi. Por ky kallëzim duket qartë se është një blof për arsye se ambasadori i Bashkimit Europian ka imunitet diplomatik dhe nuk mund të jetë subjekt nga institucionet e vendit tonë.

Por shqiptarja.com dhe Report Tv raportuan që atë ditë se sipas ligjit ndërkombëtar ambasadori Soreca është i paprekshëm dhe me këtë atij nuk mund t’i merret celulari për tu ekzaminuar. E gjitha zyra e delegacionit të BE në Tiranë ka imunitet diplomatik ashtu si ambasadat e tjera në vendin tonë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit njoftonte të henën se për  arsyet që ka radhitur i ka nisur kërkesë si Presidentit të Republikës ashtu edhe Ministes së Jashme dhe të Europës Olta Xhaçka, shpalljen e ambasadorit Soreca “Non Grata”, edhe pse në shkresën e tyre është shkruar gabim, duke e thënë “Non Grada”.

Një ditë pas këtyre deklaratave dhe kallëzimit të pretenduar reagoi ashpër Bashkimi Europian. BE i ka konsideruar fushatë disinfromuese dhe shpifje, akuzat e bëra nga Aleanca për Teatrin, në drejtim të ambasadorit të BE-së në vendin tonë Luigi Soreca.  Në një deklaratë, zëdhënësi kryesor për punët e Jashtme, Peter Stano thotë se akuzat janë të pabazuara në prova, ndërsa shton se liderët e Brukselit kanë besim të plotë te Soreca. BE ka vlerësuar maksimalisht punën e bërë deri më tani nga diplomati europian duke thënë se po punon për interesat e BE, si edhe të shtetasve shqiptarë.

Luigi Soreca ka marrë mbështetjen jo vetëm nga eprorët e tij në Bruksel por edhe nga Tirana zyrtare. Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, shprehet se Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve që ka shkuar përtej thirrjes së detyrës për të ndihmuar shqiptarët në pasojat e tërmetit 2019 dhe në trajtimin e pandemisë COVID19 dhe pasojave të saj.

Kujtojmë se “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”  e ka akuzuar z. Soreca se po ndërhyn në vendimet e Gjykatës Kushtetuese për teatrin dhe po lobon pro kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.  Këto akuza të rënda, Adriana Kalaja i bëri para se të merrej vendimi nga Kushtetuesja për Teatrin. Ajo i bazon akuzat në disa fjalë që njerëzit që përkrahin Aleancën për Teatrin dhe rrinë përballë Gjykatës Kushtetuese e kanë parë ambasadorin të hyjë në Gjykatën Kushtetuese më 16 qershor kur po zhvillohej seanca dhe më pas të dilte nga dera e pasme. Këto akuza janë hedhur poshtë me një reagim të ashpër nga delegacioni i BE-së ku thotë se janë shpifje që do të ndoqën në mënyrë ligjore.

“Spekulime dhe presione” i konsideroi edhe Gjykata Kushtetuese pretendimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në përgjigje të këtyre akuzave, Gjykata Kushtetuese theksoi se takimi me Sorecën ishte një takim rutinë, i planifikuar më parë, lidhur me funksionimin dhe veprimtarinë e kësaj Gjykate, duke shtuar se nuk është diskutuar për asnjë çështje konkrete.

/b.h

Next Post
Vrasja e shqiptarit në Britani/ Pas konfliktit 27-vjeçari e përplasi me makinë, momentet e tij të fundit

Vrasja e shqiptarit në Britani/ Pas konfliktit 27-vjeçari e përplasi me makinë, momentet e tij të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina dhe SHBA-ja bien dakord të pasurojnë përmbajtjen e pozicionimit të marrëdhënieve dypalëshe

Kina dhe SHBA-ja bien dakord të pasurojnë përmbajtjen e pozicionimit të marrëdhënieve dypalëshe

September 26, 2026
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Kriza/ Dëmet e luftës Iran-SHBA, BE i bën thirrje shteteve anëtare: Merrni masa për uljen e kërkesës për gaz dhe energji elektrike!

September 26, 2026
Ndeshja e mbrëmjes Shqipëri-Bjellorusi, Policia njofton masat për sigurinë! Nisin nga ora 17:00, ja 9 rrugët që bllokohen! Ndalohen dhe karikuesit e kozmetika

Ndeshja e mbrëmjes Shqipëri-Bjellorusi, Policia njofton masat për sigurinë! Nisin nga ora 17:00, ja 9 rrugët që bllokohen! Ndalohen dhe karikuesit e kozmetika

September 26, 2026
Vendi përfshihet sot nga reshjet, ulen temperaturat. Erë e fortë në zonat bregdetare

Mot i paqëndrueshëm/ Parashikimi sot, ulje temperaturash dhe vranësira shiu, në orët e pasdites…

September 26, 2026
Atentat në mes të Athinës, 4 persona hapin zjarr me breshëri plumbash ndaj lokalit, plagoset vajza 10-vjeçare shqiptare! Policia greke jep detajet, nëna e fëmijës…

Atentat në mes të Athinës, 4 persona hapin zjarr me breshëri plumbash ndaj lokalit, plagoset vajza 10-vjeçare shqiptare! Policia greke jep detajet, nëna e fëmijës…

September 26, 2026
Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

Aksidenti i mbrëmshëm me një të vdekur e dy të plagosur në Fushë-Krujë, Policia jep detajet e para! Viktima një 19-vjeçar, të dëmtuarit…

September 26, 2026
Papa: Inteligjenca artificiale duhet t'u shërbejë njerëzve, jo të bëhet instrument dominimi  -

Papa: Inteligjenca artificiale duhet tu shërbejë njerëzve, jo të bëhet instrument dominimi  –

September 25, 2026
Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com