• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kallëzimi ndaj 12 punonjësve të Mbrojtjes, qeveria: Tenderi ishte i hapur

by Java News
06/11/2015 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht 12 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes me pretendimin se kanë kryer abuzime me disa tendera. Bazuar në këtë raport, disa portale kanë raportuar se kompania fituese e tenderit për rikonstruksionin e godinës së Ministrisë së Mbrojtjes, është një firmë pastrimi. Gjithashtu tenderi për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, pretendohet se është zhvilluar i mbyllur dhe fitues është shpallur “Ideal” sh.p.k., që në artikujt e portaleve cilësohet si një dyqan që ofron celularë.

Por qeveria shqiptare ka reaguar përmes portalit të saj transparenca.al, ku thekson se sa i përket tenderit për rikonstruksionin e Ministrisë së Mbrojtjes, procedura e zhvilluar ka qenë e hapur për të gjithë operatorët e interesuar si dhe konform kuadrit ligjor në fuqi.

“Në këtë garë kanë marrë pjesë 17 firma, ndërsa fituesi nuk është një shoqëri ashtu si pretendohet në artikujt e portaleve, por bashkimi i dy operatorëve ekonomik, operatorit “Rei” sh.p.k. dhe operatorit “Infinit Construction” sh.p.k.” – thuhet në reagim.

Sipas qeverisë, pretendimet se kompania e shpallur fituese nuk përmbush kriteret dhe nuk ka përvojën e nevojshme në fushën e ndërtimit janë të pabazuara. Konkretisht, si shoqëria “Infinit Construction” sh.p.k. ashtu edhe “Rei” sh.pk., kanë si objekt të veprimtarisë së tyre tregtare ndërtimin dhe rikonstruksionet e objekteve të ndryshme.

“Bazuar në aktivitetin e deklaruar në QKR, të dyja shoqëritë janë të pajisura me licencë për ushtrim veprimtarie ndërtuese zbatimi, për të gjitha kategoritë e kërkuara në zbatimin e kontratës si dhe drejtuesit teknikë për çdo kategori punimesh të parashikuar në preventiv. Lidhur me tenderin për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, ndryshe sa pretendohet në artikuj, kompania e përzgjedhur është përfaqësuesi zyrtar i kompanisë “GEM Elektronika”, prodhues i këtyre radarëve. Po e njëjta kompani, është marrë me mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve përgjatë periudhës 2010 – 2011. Ajo është certifikuar nga DSIK që në vitin 2010, kohë në të cilën ofronte riparimin e radarëve pranë Forcave të Armatosura. Fakti që e njëjta kompani me eksperiencë vazhdon të mirëmbajë rrjetin përbën një avantazh, i cili nuk u shfrytëzua në vitet 2012-2013 dhe si pasojë i gjithë vëzhgimi i hapësirës detare u la në errësirë të plotë” – sqaron qeveria.

Next Post

Nëna e Kim 60 vjeçe, por nuk di të "plaket"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Finalizohen dy operacione policore në Tiranë, zbardhen 6 raste vjedhjesh dhe arrestohen autorët

Finalizohen dy operacione policore në Tiranë, zbardhen 6 raste vjedhjesh dhe arrestohen autorët

August 23, 2026
EMRAT/ Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi

EMRAT/ Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi

August 23, 2026
Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 8 mijë pasagjerë udhëtojnë drejt Brindisit

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 8 mijë pasagjerë udhëtojnë drejt Brindisit

August 23, 2026
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Kontrabandë gazi kinez në BE, shitej në Itali, SPAK “filtër” pasurive të 9 të huajve

August 23, 2026
Sulmi kibernetik nga Irani nxori jashtë funksionit për 4 ditë një central elektrik në Britani

Sulmi kibernetik nga Irani nxori jashtë funksionit për 4 ditë një central elektrik në Britani

August 23, 2026
Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

Media belge: Data kyçe e sagës gjyqësore të Veliajt, që mbahet në paraburgim, po afron

August 23, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

August 23, 2026
Thellohet tragjedia e Manzës, shkon në  4 numri i të vdekurve, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari

Thellohet tragjedia e Manzës, shkon në 4 numri i të vdekurve, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari

August 23, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

August 23, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Fitime rekord nga kriza, gjashtë vende të BE-së kërkojnë taksë për kompanitë e naftës

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com