Deputeti Tom Doshi u paraqit sot në Prokurorinë e Përgjithshme i shoqëruar edhe nga avokati i tij Vladimir Meçi.
Ai është thirrur për t’i njoftuar akuzën e dërgimit në gjyq nga prokurori Adnand Xholi për mosdeklarim pasurie.
Doshi akuzohet se nuk ka deklaruar 3 automjete dhe disa llogari bankare. Çështja hetimore ndaj tij ka nisur prej dy vjetësh pas kallëzimit të bërë nga ILDKP.
Panorama