• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kallëzimi i At Nikolla Markut, reagon Janullatos: Fantazi mjerane dhe dyshime të pabaza

by Ben Andoni
30/10/2015 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kisha Orthodhokse ka reaguar pas akuzave të At Nikolla Markut të kishës së Elbasanit duke i cilësuar pretendimet e tij si shpifje.

Reagimi

Para disa ditësh, 27 – 28 tetor 2015, z. Nikolla Marku u rikthye përmes mediave, me një sajesë tjetër, shpifjesh të pabaza dhe kërcënimesh të paturpshme kundër Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe primatit të saj. Jemi të detyruar përsëri të informojmë përmbledhtazi opinionin publik se:

1. Nikolla Marku nuk ka asnjë lidhje me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të njohur nga Shteti Shqiptar. Marrëdhëniet midis Kishës Orthodhokse dhe Shtetit janë përcaktuar përfundimisht me ligjin nr. 10057/22.1.2009, “Marrëveshja ndërmjet Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella”, të hartuar sipas detyrimit të përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

2. Asnjë Kishë Orthodhokse dhe asnjë Kishë tjetër në botë nuk e njeh atë si klerik.

3. Si përdhosës, që nuk ndalet përpara asgjëje, ai ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme kishën e së Tërëshenjtës Mari në Elbasan, që është monument kulture dhe, sipas ligjit të lartpërmendur (neni 23/1), është në pronësi të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

“Komiteti për mbrojtjen e pavarësisë së kishës ortodokse të pavarur kombëtare shqiptare”, kryetar i të cilit ai e deklaron veten, nuk është “Kishë”, është thjesht një komitet lagjeje i një qyteti dhe nuk njihet nga Komiteti Shtetëror i Kulteve të Shqipërisë si komunitet fetar. Si vulë zyrtare përdor në mënyrë tinëzare titullin: “Kisha Orthodhokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, Kala, Elbasan.” Në këtë rast kemi një falsifikim fare të dukshëm dhe një mashtrim të madh. Në bazë të ligjit të lartpërmendur, nr. 10057/ 22.01.2009, Neni 5, paragrafi 1, përcaktohet në mënyrë të qartë se: “Shteti respekton Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe njeh si përfaqësues të saj vetëm personat e autorizuar nga Sinodi i Shenjtë i kësaj Kishe dhe garanton mbrojtjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nga çdo person ose grup që pretendon emrin, objektet e kultit, pronat, simbolet ose vulën e saj”.

4. Për ata që i njohin çështjet fetare, deklaratat e Nikolla Markut janë fjalë boshe dhe qesharake, që përsërisin fantazi mjerane dhe dyshime të pabaza. Atë e përdorin qarqe ekstreme, që kanë akses në media, për të akuzuar vazhdimisht dhe pa ndonjë shkak Kishën Orthodhokse, si dhe për të mbajtur gjallë një propagandë të sëmurë antigreke, gjë që sigurisht nuk i shkon për shtat orientimit evropian të vendit.

Çdo qytetar i interesuar mund të gjejë edhe deklaratat e mëparshme të Kishës sonë, të cilat hedhin poshtë qartazi dhe me hollësi të gjitha deklarimete tij, që i përsërit herë pas here në mënyrë monotone.

30 tetor 2015

Nga Kryepiskopata e Hirshme

Next Post

SHBA, Meta takim me kreun e task forcës për Terrorizmin, Pittinger: Vlerësojmë kontributin tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In