• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kallashnikovi nderohet me statujë në Moskë

by Java News
19/09/2017 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mikhail Kallashnikov, shpikësi i asaj që konsiderohet si arma më vdekjeprurëse e krijuar ndonjëherë, nderohet me një statujë në Rusi.

I vendosur mbi një piedestal në një shesh të vogël të Moskës, Kallashnikovi, i cili vdiq në vitin 2013, shfaqet me një xhakovendë duke shtrënguar me të dyja duart armën e famshme “AK-47”.

“Krijove një armë për mbrojtjen e atdheut tim”, është fraza e skalitur në piedestal.

Skulptori që realizoi statujën i barazoi armët me vazhdimësinë e jetës.

“Në mënyrë që jeta të vazhdojë, që fëmijët e vegjël të rriten, e për gratë e bukura të Rusisë duhet të ekzistojnë armët”, tha Salavat Shcherbakov.

Në ceremoninë e përurimit, ministri i Kulturës Vladimir Medinski tha se kallashnikovi është një markë e vërtetë kulturore e Rusisë.

Një në 5 armë zjarri në botë është kallashnikov dhe më shumë se 70 milionë armë sulmi janë prodhuar gjatë 60 viteve të fundit, thuhet në faqen e internetit dedikuar shpikësit.

Kallashnikovët përdoren në 50 ushtri të huaja. Ekspertët ushtarakë thonë se “AK-47” ka vrarë më shumë njerëz se të gjitha armët moderne të marra së bashku.

Mikhail Kallashnikov, i cili vdiq në moshën 94-vjeçare, ka përsëritur vazhdimisht se krenaria e shpikjes së tij ishte e ndërthurur me dhimbjen që arma po përdorej nga kriminelët dhe ushtarët fëmijë.

a.ç

Next Post
Video/ Pamje apokaliptike, tërmeti rrëzon ndërtesën, banorët të tmerruar

Video/ Pamje apokaliptike, tërmeti rrëzon ndërtesën, banorët të tmerruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com