• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kalinihta gënjeshtar

by Mira Kazhani
03/11/2017 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mira Kazhani

Kur hyra në shtëpi, dëgjova nga korridori bisedën e prindërve. Në fakt, më pëlqen të përgjoj bisedat e tyre, sepse kanë një bukuri naive, sikur takohem me botë të sinqerta, gjë që më mungon gjatë ditës zakonisht! Njerëzit e botës së medias dhe politikës, gjëja e parë që humbin në emër te suksesit, është “sinqeriteti”, ose siç më pëlqen shpesh të them, naiviteti. Është një gjë e mrekullueshme të arrish të besosh dhe sidomos të habitesh. Shenja freskie!

Nga shtëpia shqiptarët e sinqertë i marrin seriozisht, njëjte si ikjen e Robertit nga “Dance With me” (nëse ju kujtohet sezoni i shkuar kur Berti si një rebel u largua por kamerat e ndiqnin në çdo cep. Për ata që njohin televizionin si funksionon e dinë mirë se këto janë të stisura edhe për efekt show e audiencë) dhe ikjen e deputetëve nga komisionet. Në të dyja rastet është show para kamerave, por ata nuk e kanë punë që ta dinë këtë dhe e besojnë çdo gjë me seriozitet, madje kam frikë se vuajnë kur shohin televizor.

Ndërsa vendosja çelësat e çantën në korridor, u trasha kur dëgjoja për herë te parë në jetën time, mamin që lante enët dhe ankohej për një skuadër futbolli që nuk kish fituar ndeshjen. Mami im tifoze?! Sheh edhe futboll?! Kurrë në jetë nuk e kam parë të tregojë interes.

-Turp t’u vijë! Atje e gjetën të hanë dy gola?!

-Mos flit kështu, moj gru, se gjynah të shkretët. Prit, se po flet Hygerta…

Kaq më mjaftoi, për të kuptuar shqetësimin futbollistik në familje. Ishte “Skënderbeu”, që luante me “Partizanin” e Beogradit dhe sipas nënës time 65-vjeçe, kjo ndeshje duhej fituar se nuk është mirë të humbin në Serbi, se iu bëhet qejfi atyre. “Atyre” janë serbët që ime më e thotë kështu në ajër se mendon që ballisti është hero dhe jo thjesht një aventurier që na hapi aq shumë telashe!

Kjo është drama, që ndoshta jetojnë të gjithë popujt në mënyrën e tyre. Kush më shumë e kush më pak, por bëhet më dramë për kohët që jetojmë. Jemi zhvilluar aq shumë në mënyrën tonë të jetesës ne njerëzit e botës së teknologjisë. Lexojmë e shohim në kohë reale çdo gjë. Mjaft të kemi një pyetje dhe e gjejmë në Google. Bota është vetëm një klikim dhe ti mundesh minimalisht ta dish si ajo është pa shkuar tek ajo. Nuk udhëtojmë me vaporë 1 muaj, nuk po marr fare shembull karrocat dhe kuajt. Por, nga ana tjetër, janë modelet e vjetra dhe tendenca që vendet e vogla reflektojnë prej pafuqisë dhe fryjnë komplekset më shumë.

Ne jemi vend i vogël, por kjo nuk na pengon t’i japim vetes ngjarje të mëdha. Si sot, p.sh. në Parlament, që ish-kryeministri u tall me kryeministrin për gjuhën greke. Nuk e bëri se nuk di ç’bën. Nëse ka një figurë që e di çfarë do populli të dëgjojë, ai është ish-kryeministri Berisha. Ka një aftësi të rrallë për të prekur në plagë. Sikur e di ai që për herë të parë në jetë mami im do mallkonte “Skënderbeun” e Korçës se pse nuk fitoi në Beograd. Është ai modeli i vjetër, që politika sa herë e ka lugën bosh futet në rrobën e nacionalizmave. Kjo u pëlqen jo vetëm shqiptarëve, por në përgjithësi të gjithëve. Shkon për vizitë në Francë dhe vëren të parën gjë që nuk të flasin anglisht. E bëjnë vetëm nga inati e gara e përhershme për supremaci me fqinjin e tyre, Anglinë. Në Gjermani janë krenarë që janë gjermanë e nuk dolën francezë e  kështu me radhë. Madje edhe iu takon!

Po ne dukemi qesharakë kur fshihemi nën petkun e krenarit dhe superiorit mbi fqinjët. Mund të jemi më të mirë se grekët. Ndoshta edhe ne kemi pasur shkrimtarë tek ilirët po për fat të keq nuk kemi asnjë dokument, veç emrave të tyre të bukur dhe tregtisë me grekët. Grekët mund të jenë më të mirë sesa ne. Po sa rëndësi ka kjo? A mund të mos i hedhim benzinë zjarrit? A mundemi ne të krijojmë një Europë të re në Ballkan? Pse duhet të luajmë me kartën e urrejtjes, të fusim xixat kot së koti?

Mua më pëlqen kur shoh Macron dhe Merkel që takohen. Edi Ramën me Vuçiç, Ditmir Bushatin që qesh me shpirt me homologun e bëshëm grek. Më pëlqente edhe miqësia e Bashës me Dora Bakojanis në kohë të vet, veç u mërzita kur mësova rreth marrëveshjes, që ishte shitje në të vërtetë.

Diplomacia është një mënyrë e mirë për të thënë atë që një vend nuk mendon për tjetrin, por nëse politikanët e vendeve respektive takohen si miq, përshëndeten si komshinj, është jo vetëm gjëja më normale e kësaj bote por edhe domosdoshmëri. Sigurisht që njerëzit e sinqertë nuk e dinë që ish- kryeministri është mjeshtri i të thënit të fjalëve të duhura para kamerës dhe një politikan që i njeh mirë marrëveshjet, edhe në kurriz të vendit të tij. Kuptohet, për fat të keq, populli i sheh nga kamera dhe manipulohet lehtë. Por tani ka edhe Google.

Nuk kemi pse marrim kot. Ne jemi shqiptarë. Thuhet pasardhës të ilirëve. Dokumente nuk ka. Nuk di asnjë poet ilir, asnjë këngë. Kemi një fjalor me emra që i përdorim për fëmijët. Madje, kam zbuluar një emër vajze, që po të ndodhë të bëhem nënë një ditë, do ta quaj pikërisht ashtu. Është një emër i bukur dhe i padëgjuar, mbi të gjitha ilir. Sot për arsye që i di historia dhe po historia i ka bërë lëmsh, ne nuk jemi një shtet i madh, as i fortë, as i pasur, por kjo nuk duhet të na bëjë inferiorë. Se edhe parfumi i vogël është, por i shtrenjtë. Por ne nuk na ka hije të sillemi sikur i shkelim me këmbë fqinjët dhe e kemi për ofendim gjuhën e tyre. Bota ka treguar që ka vend për të gjitha gjuhët sidomos për gjuhën e mirëkuptimit.

Kalinihta! (Tiranapost.al)

Next Post
VIDEO/ Njihuni me tifozin më të “çmendur” në botë, do befasoheni

VIDEO/ Njihuni me tifozin më të “çmendur” në botë, do befasoheni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

11 vjedhje në një vit nën kërcënimin e armës, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

11 vjedhje në një vit nën kërcënimin e armës, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

January 26, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Arrestimi i Bujar Sefës në Dubai, Policia e Shtetit jep detaje: Ishte drejtues i grupit kriminal që…

January 26, 2026
Rusia abuzoi me listat e Interpolit, zbulimi tronditës rreth agjencisë ndërkombëtare të policisë

Rusia abuzoi me listat e Interpolit, zbulimi tronditës rreth agjencisë ndërkombëtare të policisë

January 26, 2026
Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

January 26, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Neni 6 i Konventës i zë edhe shqiptarët…

January 26, 2026
“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

January 26, 2026
Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

January 26, 2026
Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

January 26, 2026
Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

January 26, 2026
Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In