• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kalimi tek Milani? Ronaldo: Bëra gjithçka për t’u rikthyer, u ndjeva i tradhtuar nga Interi…

by Java News
01/08/2020 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luis Nazario de Lima, Ronaldo, tregon të kaluarën e tij. “Fenomeni”, i cili zbarkoi në Itali më shumë se 20 vite më parë, foli për “Gazzetta dello Sport”.

“KO” në “Olimpico” – “Shumë njerëz në këto vite më kanë thënë: Heshtjen e asaj mbrëmjeje në “Olimpico”, kur ulërija me gjurin në dorë, nuk do ta harroj kurrë”. Nuk e mbaj mend atë heshtje, por dhimbjen, po. Dhe gjithashtu mendimet për pasojat: A do të kthehem? Si do të kthehem? Por, pasi frika mbaroi, gjeta në vete një vullnet që nuk mendoja se mund ta kisha”.

5 maji – “Përveç aksidenti fati, 5 maji ishte edhe një faj. Kur ju e keni fatin në dorë, nuk duhet ta lini t’ju ikë. Nuk ndodhi kështu me ne atë ditë dhe kurrë e nuk e kuptuam pse. Për këtë unë edhe kam qaë. Sigurisht, sepse ishte dhurata minimale që duhej t’u jepnim tifozëve tanë. Unë duhej ta bëja për aq sa më kishin dashur, edhe kur isha i dëmtuar. Në Romë nuk e dija se çfarë do të ndodhte, vetëm atë që do t’i thoja Morattit”.

“Ose unë, ose Cuper” – “Nuk kishte asnjë marrëdhënie mes nesh. Unë e thashë këtë shprehje dhjetëra herë, gjithashtu edhe para presidentit. Nuk kishte vend për asnjë kompromis të mundshëm. Prandaj, kur unë dhe Moratti folëm përsëri për atë konflikt, ca kohë pas lamtumirës sime, e falëm njëri-tjetrin. Në atë moment, ndoshta asnjëri prej nesh nuk mund të kishte bërë asgjë tjetër”.

Flokët në Kupën e Botës – “Gjysmëhëna në kokë në Japoni dhe Kore? Flokët e mi u bënë të famshëm”.

Galaktikët – “Më duket e çuditshme që kurrë nuk kam fituar një Ligë të Kampionëve. Dhe nëse them se nuk më mungon ky trofe, unë ju gënjej. Sidoqoftë, Liga e Kampionëve është me të vërtetë çështje momentesh. Gjithmonë mendoja për të te Reali, sot nuk mund të them pse nuk e fitova dot. E kam pyetur veten shumë here përse nuk ia dola. Mbase kur luajta në këtë kompeticion nuk isha në formën time vendimtare, e kundërta e asaj që më ndodhi më 2002 në Kore dhe Japoni. Megjithatë, kam kujtime të veçanta nga Champions-i. Nuk e harroj “Old Trafford”, tifozët të tërë në këmbë për të më duartrokitur, pas tre golave ​​ndaj Manchester United. Ky ishte një nga emocionet që më bëri të mendoja se ia vlente ta bëja atë punë”.

Capello – “Kemi folur shumë për marrëdhënien tonë te Reali. Fraza e tij e vetme, që unë dua të mbaj në kujtesë prej tij, është: Ronaldo është më i forti që kam stërvitur ndonjëherë. Çdo gjë tjetër mund të jetë e vërtetë, por është sekondare”.

Milani – “Duket e përshtatshme ta them tani, më vonë, por është vetëm dhe vetëm e vërteta: Doja të kthehesha tek Interi. Me shumë dëshirë. Kam bërë gjithçka për t’u rikthyer tek Interi. Kam pritur aq gjatë sa ishte e mundur për t’i dhënë Interit kohën e duhur të më thoshte po ose jo. Kur nuk ka po dhe as jo, do të thotë që nuk të duan. Për Milani më bëri ofertë dhe në atë moment, më shumë se një tradhtar, u ndjeva pak i mashtruar për refuzimin e Interit. Ishte një zgjedhje jopopullore, por në jetën time kurrë nuk kam pasur frikë ta bëj atë. Dhe sot nuk ka kuptim që ta pyes veten nëse do ta bëja përsëri. Në atë moment ndjeva se ishte gjëja e duhur për t’u bërë: as e drejtë dhe as e gabuar. E kisha Milanin në kokën time dhe kishte një arsye. Berlusconi dhe veçanërisht Galliani më donin shumë. Marrëdhënia me ta është një kujtim, që më bën të buzëqesh edhe sot. Lidhja është ndërprerë, por vlerësimi ka mbetur”.

g.kosovari

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 2 Gusht 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In