• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kalimi i tokës bujqësore, bie kriteri i vendbanimit, përjashtohen ato ku ka investime strategjike

by Java News
19/03/2019 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fillim të muajit prill pritet që të hyjnë në fuqi ndryshimet e bëra në ligjin “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, i ndryshuar.

Tashmë i publikuar në Fletoren Zyrtare, ligji me ndryshimet e bëra së fundmi rrëzon kriterin e vendbanimit të detyrueshëm të atyre që kanë përfituar tokën bujqësore, çka do të thotë që ata jo domosdoshmërisht duhet të jenë ende banorë të së njëjtës njësi vendore.

Kështu, në nenin 2 të ligjit, qeveria ka shfuqizuar pikën “ii” e cila theksonte se ligji zbatohet për subjektet që përmbushin disa kushte mes të cilave “në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji të jenë banorë të njësisë së qeverisjes vendore dhe prej datës 1.10.1992 nuk kanë ndryshuar vendbanimin e tyre sipas regjistrit të gjendjes civile.

Nga ana tjetër, ligji shton kategoritë e atyre që përfitojnë përmes dy pikave të reja. Ky ligj do të zbatohet për “familjet bujqësore ose individët, të cilët përmbushin kushtin e parë duke qenë punonjës të ish-ndërmarrjes bujqësore më 1.8.1991, gjendja civile e të cilëve u është transferuar në fshatin ku gjendet toka objekt i kalimit në pronësi, pas datës 1.8.1991, por të mos kenë përfituar tokë bujqësore në përdorim apo pronësi, në fshatin ku kanë pasur gjendjen civile më 1.8.1991. po kështu edhe kushtin e dytë që e përdorin tokën për veprimtari bujqësore por kanë mungesa në plotësimin e dokumentacionit të përdorimit apo pronësisë.

Përfitues sipas pikës së katërt që shtohet në nenin 2 janë familjet bujqësore ose individët, të cilët përmbushin kushtet si më poshtë: i) nuk kanë qenё punonjës të ish-ndërmarrjeve bujqësore, por kanë qenё banorё të fshatit ku gjendet toka bujqësore, objekt i kalimit të pronësisë, sipas regjistrit të gjendjes civile më 1.8.1991, por të mos kenë përfituar më parë tokë bujqësore në përdorim apo pronësi; ii) e përdorin tokën për veprimtari bujqësore por kanë mungesa në plotësimin e dokumentacionit të përdorimit apo pronësisë.”

I njëjti ligj ka përfshirë edhe kategoritë e pronave që përjashtohen nga procesi i kalimit të titujve duke shtuar se nuk do të vijohet me këtë pjesë për ato prona që janë objekt i investimeve strategjike sipas ligjeve në fuqi.

Sipas ligjit, afati për përfundimin e procedurave të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve mbyllet në datën 31 dhjetor 2019./monitor

Next Post
Veliaj i dorëzon ‘Çelësin e Qytetit’ presidentit të Akademisë Papnore të Vatikanit

Veliaj i dorëzon ‘Çelësin e Qytetit’ presidentit të Akademisë Papnore të Vatikanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

October 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

October 25, 2026
E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

October 25, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Sa bukur

October 25, 2026
Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

October 25, 2026
“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

October 25, 2026
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

October 25, 2026
Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

October 25, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Paketa anti-dhunë/ Balla: Parashikohet dëmshpërblimi i menjëhershëm i bizneseve të dëmtuara gjatë protestave

October 25, 2026
La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë

La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In