• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kalim kufiri me pasaportë false, Gjirokastra lë në burg biznesmenin shkodran

by A R
27/07/2018 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka vendosur të lërë në burg Lulzim Kullën, të njohur si i ‘forti’ i Shkodrës.

Ai u arrestua në Kakavijë, pasi tentoi që të kalonte në Greqi me një pasaportë të falsifikuar.

Më 24 korrik, nën identitetin Alfons Deda, Kulla po udhëtonte si pasagjer në një automjet tip “Audi” drejt shtetit helen.

Kulla nuk ka bërë rezistencë gjatë momentit të ndalimit. Mbi Kullën, tashmë rëndon akuza e falsifikimit të pasaportës.

42-vjeçari Lulzim Kulla i shpëtoi për mrekulli një atentati të 13 janarit 2018. Në atentat mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre dhe vetë Lulzim Kulla.

Nga një operacion i gjerë i Policisë së Elbasanit në bashkëpunim me atë të Shkodrës janë vënë në pranga 7 persona, të cilët u dyshuan si autorët e shpërthimit të fuqishëm me moto-bombë në mes të Shkodrës, ku mbeti i plagosur rëndë, Lulzim Kulla, i cili ishte dhe shënjestra e atentatit.

Nga shpërthimi u dëmtuan disa biznese aty pranë. Në objektin ku iu vendos tritoli, Lul Kulla kishte në pronësi një lokal si dhe disa ambiente të dhëna me qira.

/b.d

Next Post
Kritiku i njohur i artit: Revolucioni politik i një artisti

Kritiku i njohur i artit: Revolucioni politik i një artisti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com