Një mësuese filloreje në Antioch, Kaliforni, ka ndaluar pengmarrjen e mundshme të një vajze 11-vjeçare. Sandra Ferguson po shkonte në shkollë të premten, kur vuri re një nxënëse në makinë me një burrë.
“Nuk m’u duk normale dhe shkova të kontrolloja”, thotë Ferguson. “Nxënësja kishte hipur në makinën e një burri dhe pata atë ndjesinë e pakëndshme në stomak”.
“E pyeta ‘zemër, babi yt është ky?’. Ajo u përgjigj ‘jo’. Atëherë i thashë “kjo s’është gjë e mirë’ dhe i thashë të dilte jashtë”.
Pastaj, mësuesja bllokoi makinën e dyshimtë me makinën e saj dhe njoftoi policinë.
Policia tha se e identifikoi burrin si 51-vjeçarin Santiago Salazar, i cili e kishte ndjekur 11-vjeçaren teksa ajo shkonte në shkollë dhe e kishte joshur te makina.
Vajza ishte afruar dhe Salazari kishte hapur derën nga brenda, duke e kapur më pas nga dora e duke e tërhequr në makinë, sipas policisë.