• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kali i antikomunizmit ngordhi

by Namir Lapardhaja
21/10/2022 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Edhe formalisht. Praktikisht kishte lindur i tillë. Kalorësit hipokritë që e kishin kalëruar për 30 vite duke manipuluar shtresën e të persekutuarëve, duke i gënjyer me bursa, me këste dëmshpërblimi burgu që s’u morën kurrë apo me të veshur policë dhe të treguar më pas me gisht, me një guxim të hatashëm e flakën tej maskën hipokrite dhe u shfaqën në mesnatë cullak.

Hipokrizia, kjo lustër xixëlluese së jashtmi dhe katran së brendshmi, u flakë si të përflakej një grumbull letrash, që edhe hiri përhapet lehtas nga çdo flladë i lehtë. Vetëçjerrja e maskës tregoi se kush nuk ka dashur për 30 vite të mos merret vesh e vërteta, të mos dihet se çfarë ka ndodhur, të mos zbulohet se kush janë persekutorët me të cilët kemi bashkëjetuar sikur të ishim të gjithë njëkohësisht bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor.

Guximi për të mosvotuar formalisht ligjin e lustracionit dhe të dosjeve nga ana e një grupi deputetësh tregoi se kush i ka përdorur dosjet sipas oreksit dhe epshit vetjak, duke akuzuar dhe shantazhuar me dosje dhe si bashkëpunëtor të sigurimit vetëm kundërshtarët brenda radhëve dhe jashtë tyre.

Mosvotimi i këtij ligji nga një grup deputetësh, të cilët identitetin e tyre politik e kanë ndërtuar vetëm mbi narrativën e antikomunizmit dhe të vetëndjerit krenar se i përkasin shtresës së ish-të persekutuarëve, nxjerr në pah hipikrizinë e tyre, shfaqjen e tyre të rremë, dukjen e tyre që nuk është ashtu siç duket dhe nuk shfaqen ashtu siç janë, mungesën e eshtrës dhe të palcës së shtyllës kurrizore, pacipësinë dhe mungesën e skrupujve moralë, duke e bërë nul të gjithë angazhimin e tyre politik dhe publik në këtë drejtim. Identiteti i tyre rezultoi i gënjeshtërt. Ata nuk janë real, por hije të diçkaje që nuk ekziston.

Nuk dua të aludoj për problene familjare apo brenda shtëpisë, por edhe kjo, në rastin e tyre, duhet marrë në konsideratë.

A ka ende dosje dhe a do hapen ato? A ka vullnet për të dekomunistizuar shoqërinë shqiptare në të gjitha hallkat e saj?

Kjo është sfidë që ngelet për t’u parë, mirëpo pas tri dekadash me lojra politike “i hapim-s’i hapim” ligjërisht u shpreh me vullnet ligjor.

Fatkeqësisht ky vullnet nuk u shpreh i plotë nga të gjithë ata që kishin mbajtur lart flamurin e antikomunizmit, por edhe në bashkëpunim nga bijtë e xhelatëve të djeshëm.

Por politika kjo është. Vjen një moment dhe si një mallkim nga Zoti të çirret maska e hipokrizisë dhe të ngordhë në oborr kali i antikomunizmit.

Next Post
Rikthehet Elsa Lila! Përgatitje për një këngë të re pas problemeve me drejtësinë në Itali

Shfaqet pas daljes nga burgu, Elsa Lila jep një tjetër lajm të rëndësishëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
Administrata Trump do të mbështesë projektet amerikane të mineraleve me 500 milionë dollarë grante

Administrata Trump do të mbështesë projektet amerikane të mineraleve me 500 milionë dollarë grante

August 20, 2026
“Play-off” i Europa League/ Egnatia barazon sfidën e parë, kualifikimi vendoset në Norvegji

“Play-off” i Europa League/ Egnatia barazon sfidën e parë, kualifikimi vendoset në Norvegji

August 20, 2026
Mickoski në Festivalin Folklorik të Pustecit, shkelet protokolli me himnin kombëtar

Mickoski në Festivalin Folklorik të Pustecit, shkelet protokolli me himnin kombëtar

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com