• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kalendari kulturor 2018/ Oferta turistike dhe destinacione te reja te trashegimise

by Java News
12/07/2018 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Programi i Ministrisë së Kulturës “Rrugët e Besimit”  sjell këtë verë 8 destinacione të reja turistike të objekteve të kultit, me histori dhe vlera të veçanta, ndërsa janë hapur 10 kantiere të reja restaurimi në trashëgimi, jo vetëm për ti shpëtuar si trashëgimi kulturore, por edhe për ti kthyer në itinerare turistike. Detyra jonë është të krijojmë itinerare dhe ti bëjmë të vizitueshme”- shprehet  Ministrja Kumbaro në këtë sezon të verës 2018.

Ministria e Kulturës gjendet e gatshme për të pritur ‘mysafirët’ e verës. Për periudhën janar- qershor 2018 numri i vizitorëve në muze, kala, parqe arkeologjike është shënuar me 378, 571 vizitorë, në një rritje prej 41% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Itineraret e reja turistike të objekteve të kultit  që i shtohen ofertës turistike 2018 janë:

-Kisha “Fjetja e Shën Mërisë”, Labovë  e Kryqit;

-Kisha e Kosinës , Kosinë, Përmet;

-Kisha e Sopikut, Pogon;

-Kisha e Shën Kollit, Voskopojë;

-Kisha e Shën Mërisë, Voskopojë;

-Kisha e Shën Ilias, Voskopojë;

-Manastiri i Shën Prodhomit, Voskopojë;

– Kisha e Shën Spiridhonit, Vuno, Himarë;

– Kisha “Shën Thanasi” Karavasta, Lushnjë;

Gjithashtu është në proces zbatimi “Rikualifikimi Urban dhe Restaurimi i objekteve në Qendrën  Historike dhe Zonën e Mbrojtur në fshatrat Dhërmi dhe Vuno,  përkatësisht: 252 objekte në fshatin Dhërmi  dhe 182 objekte në Vuno.

 “Programi i nisur pesë vjet më parë po i jep frytet e veta. Sitet e trashëgimisë nuk janë natura të qeta, synimi ka qenë të ruhen, të mirëmbahen, por edhe të shfrytëzohen  për t’u kthyer në site të ‘jetuara’ artistikisht. Kemi një boom turistësh, ende në mes të sezonit turistik”- thotë ministrja Kumbaro .

Kalendari turistik veror 2018, hartuar nga Ministria e Kulturës,  në bashkëpunim në bashkëpunim me institucionet artistike në vend, TKOBAKKVP, Teatri i Kukullave, Cirku Kombëtar, AQSHF dhe skenën e pavarur,  bën bashkë trashëgiminë dhe kulturën,  me gjithëpërfshirje nga Jugu në Veri, duke i kthyer skenat e hapuara të trashëgimisë dhe sheshet e qyteteve në skena artistike, në një komunikim të gjallë me publikun. Kalendari përfshin rreth 70 shfaqje në zonat bregdetare nga Velipoja në Dhërmi, nga Shëngjini në Korçë, nga Shkodra në Ksamil.

Festivalet e javës që vjen, që nuk duhen humbur:

-Festivali  MULTIKULTUROR  , Berat 19-21 korrik

-AKKVP me premierën ‘Sokaku i të Marrëve’ Gjirokastër,  18-21korrik

– ZÂ FEST Theth, 20-22 korrik

-KORÇA  International  Short Film Festival, 17-21 korrik

-MIK Festival, Korçë, 25-29 korrik

-Vera Kulturore Maqedonase, Liqenas, 25-30 korrik

Me shume info gjeni ne :

http://www.kultura.gov.al/al/programi/kalendari-i-aktiviteteve-kulturore-2018

Next Post
Jo vetëm Era Istrefi, një tjetër shqiptare do të këndojë në finalen e Kupës së Botës

Jo vetëm Era Istrefi, një tjetër shqiptare do të këndojë në finalen e Kupës së Botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In