• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kalbëzimi i një elite!

by Brizida Gjikondi
29/10/2024 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Brizida Gjikondi

Dikujt i është dhënë një autorizim për shtëpi, dikujt i është rregulluar gruaja, fëmijët ose të afërmit nëpër punë të mirëpaguara në cdo hierarki që ka shteti shqiptar brënda dhe jashtë, dikutj i është dhënë kredia me interes zero, dikujt buxhet informal për portalin, dikujt dekorata për egon dhe deliret, dikujt territore dhe prona publike, dikujt një ligj, dikujt një minierë, një liçencë, një bankë, dikujt …. dmth kësaj dite që erdhëm i është bërë yzmeti, ndaj ushtria e yzmeqarëve pavarësisht vanitetit, jetës, pasurive dhe rraqeve firmato që mbajnë janë thirrur që siç janë të helmuar vetë nga mëkati të orientojnë dhe helmojnë dhe shqiptarët në qasjen dhe analizën e tyre ndaj të keqes. Janë thirrur nga “nderëbërësi”, pasi për këtë ditë i ushqeu, fiks si përralla e Hansel dhe Gretel, që i ushqyen që në fund ti shqyenin të majmë.

Të gjitha këto “ndere” dhe shumë të tjera që nuk janë renditur këtu janë bërë në kurriz të Shqipërisë dhe moralit kombëtar të shqiptarëve,

Këto “ndere” dhe këta yzmeqarë të së keqes, kanë kontribuar që sot shqiptarët dhe ana morale e një kombi të jetë në një krizë te thellë.

Relativizimi, ambjentimi me të keqen dhe sidomos justifikimi dhe mbrojtja e saj, janë dëshpëruese dhe radiografia më e mirë e elitës aktuale shqiptare.

Pavarësisht se fshihen mbrapa analizave gjoja moraliste dhe filozofike, aroma e kërmës dhe kalbëzimit moral nuk fshihet dot mbas asnjë citimi, trashje zëri ose cv’je show-man’i.

Këtë elitë këto ditë e kemi parë të bëjë, prokurorin, gjyqtarin, policin, por kurrësesi rolin e saj të vërtetë, mendimin progresiv dhe ndriçues kombëtar.

Elita duhet të ketë të zhvilluar jo vetëm inteligjencën mendore por sidomos atë shpirtërore, kombëtare sidomos. Nëse këto dy iteligjenca nuk ecin në një kah atëherë kemi dizekuilibër dhe kompromentim të së parës, nga materialja siç po ndodh.

Tragjikisht pjesa më e madhe e elitës shqiptare të kësaj epoke, zot ka paranë. Aty fillon, boshti gjykimi dhe orientimi i saj. Shembulli saj i infektuar dhe roli i saj si katalizator i së keqes uroj të jetë në grahmat e saj të fundit bashkë me imoralitetin e ushqyesve të saj.

Gjykimin e shëndetshëm, moralin e kthjellët kombëtar përherë e has tek shqiptarët e ndershëm dhe të thjeshtë, ata që kjo elitë në mënyrën e saj shpesh dinake dhe shpesh miope i ka trajtuar si poppull jo të vetin, përkundrazi, si një popull armik.

Shqiptarët, Shqipëria e kësaj epoke kanë një elitë të pasur në para por jo në shpirt dhe moral. Këto ditë lakuriqësia e saj imorale ishte reale.

Shkrimet e shenjta preçizojnë që nuk mund tu shërbesh dhe tu falesh dot dy Zotave njëkohësisht, edhe zotit të parave edhe Zotit të shpirtit dhe në rast se ti zgjedh të parin… dhe ty të duket sikur je i pari në këtë epokë të infektuar, mos harro, të parët do jenë të fundit, dhe të fundit të parët.

Next Post
Të dhëna personale dhe llogari bankare/ Eurojust godet rrjetin global të vjedhjes së të dhënave! Miliona persona “viktimë” e skemës

Të dhëna personale dhe llogari bankare/ Eurojust godet rrjetin global të vjedhjes së të dhënave! Miliona persona "viktimë" e skemës

Comments 1

  1. ppa says:
    1 year ago

    Sakte dhe qarte!

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

March 21, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

March 21, 2026
Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In