• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kalaja e Tiranës kthehet në zonë pedonale, më shumë mundësi për turizëm dhe argëtim

by Java News
15/07/2018 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Sheshit “Skënderbej” dhe Pazarit të Ri, Tirana do ketë një tjetër hapësirë pedonale, e cila pritet të shndërrohet në një nga vendet më të frekuentuara jo vetëm për kryeqytetasit, por edhe për turistët e huaj. Kalaja e vjetër e Tiranës do t’i kthehet qytetarëve të saj si një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, për të shërbyer si një mjedis kulinarie për gatimet tradicionale shqiptare, por edhe si një zonë për zhvillimin artizanisë, kulturës dhe artit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në brendësi të mureve të Kalasë dhe u shpreh i bindur se ky projekt do të jetë xhevahiri i radhës për Tiranën. “Në qetësi, pa zhurmë, pa bujë, pa histeri, e kemi kthyer “çarshinë” e Kalasë së vjetër të Tiranës, në një kantier i cili do transformohet në një tjetër hapësirë pedonale, të ngjashme, e ndoshta edhe më të mirë se sa Pazari i Ri”, tha Veliaj.

Ai theksoi se kalaja e rinovuar do jetë gati brenda pak javësh, ndërsa tha se ashtu si Pazari i Ri, edhe kjo hapësirë do krijojë shumë mundësi punësimi dhe të bërit biznes. “Dua t’u bëj thirrje të gjithë sipërmarrjeve, të ngjashme me sipërmarrjet në Pazarin e Ri, që kanë një “tis” të kulturës, të traditës sonë, qoftë në kulinari, qoftë në artizanat, qoftë në muzikë, qoftë në shërbimet e tjera publike, të fillojnë interesimin dhe besoj se shumë shpejt do të jetë një nga pjesët më të vizituara të Tiranës”, tha kryebashkiaku.

Veliaj shtoi se ky projekt është një shembull tjetër i suksesit që mund të ketë bashkëpunimi mes privatit dhe publikes. “Për të gjithë ata njerëz që kanë alergji nga fjala partneritet publik-privat, duhet të vijnë të shohin këtë pjesë të Kalasë së Tiranës, ku pronarët origjinalë, pra familja Toptani, me qeverinë lokale dhe qendrore, bashkëpunojnë në këtë partneritet publik-privat, që pronën e tyre private ta vënë në shërbim të publikes, si një mjedis për kulinari për gatimet shqiptare, për artizanët, për art dhe kulturë, si një mini-pallat pionerësh për kurse dhe muzikë, e për të ruajtur traditën tonë dhe një hapësirë fantastike midis Tiranës moderne të kullave, të shumëkatësheve ultramoderne, me Tiranën tradicionale. Pra, çfarë është për të ruajtur të ruhet dhe t’i kthehet publikut!”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se pavarësisht debateve që shoqërojnë çdo nismë të Bashkisë së Tiranës, ashtu si në rastin e sheshit “Skënderbej”, Pazarit të Ri, edhe Teatri i ri Kombëtar do jetë një sukses më vete, që do sjellë një godinë moderne dhe me të gjitha kushtet për ata që luajnë në skenë dhe spektatorët. “Jam shumë i lumtur që pak metra nga Teatri i ri, ku pritet të lindë diçka ultramoderne, kemi një simbiozë, ku diçka e Tiranës së vjetër bashkëjeton me modernen. Pra, çfarë realisht ka vlerë për t’u ruajtur, si muret e kalasë, patjetër që ruhet dhe përmirësohet; çfarë është realisht e ndërtuar si diçka e përkohshme, ka nevojë të bëhet e re, që të ketë jetë të gjatë sa muret e kalasë,

por të ndërtohet që në fillim si teatër, për Tiranën e 100 viteve që vijnë. E ardhmja e këtij qyteti nënshkruhet nga njerëzit punëtorë, nga ata që flasin pak, por që bëjnë shumë punë, nga ata njerëz që nuk japin mend si gjithologë për çdo temë, por që përveshin mëngët, i shtrohen punës dhe pa u rënë shumë borive, prodhojnë xhevahire siç do të jetë Kalaja e rinovuar e Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Falë bashkëpunimit me familjen e vjetër Toptani, Kalaja e vjetër e Tiranës i është nënshtruar një rinovimi total, duke krijuar një hapësirë të re kulturore e tregtare, ku do të ketë dyqane souveniresh me fokus historinë e Tiranës, mozaikë, restorante tradicionale. Ajo do të shërbejë si një hapësirë tjetër pedonale. Për ta bërë atë më të aksesueshme do të ndërtohet edhe një rrugë e re në shërbim vetëm të këmbësorëve që do e lidhë atë me Unazën dhe rrugën e “Elbasanit”./a.ç

Next Post
VIDEO/ Gazetarit i hedhin birrë në fytyrë, por ai vazhdon raportimin live

VIDEO/ Gazetarit i hedhin birrë në fytyrë, por ai vazhdon raportimin live

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In