• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kalaja çon në SPAK Alibeajn, se bashkëjeton fshehurazi me një gjyqtare: I pashë të dielën në Vlorë bashkë

by A R
08/01/2025 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse e sulmojnë SPAK nga mëngjesi në darkë, njerëzit e Sali Berishës paraqiten pothuajse përditë aty, për të denoncuar kundërshtarët e tyre.

Një prej tyre është Adriana Kalaja, e cila padit kë i del përpara.

Së fundmi ka paditur Enkelejd Alibeajn dhe anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, pasi sipas saj, ata bashkëjetojnë fshehurazi.

“Doja të sqaroja publikun që në janar të vitit 2024, pra një vit më parë, ndaj zonjës Xhaferrllari, sipas provave që ne paraqitëm në SPAK, rezultonte se në kundërshtim me detyrën, zonja Xhaferrllari kishte marrë pjesë në një aktivitet politik në kohën kur vula dhe logoja mbahej nga Lulzim Basha.

SPAK vendosi mosfillimin e kësaj çështjeje, duke argumentuar se edhe nëse ka marrë pjesë në këtë aktivitet, kjo nuk përbën një shkelje të rëndë. Gjithashtu, u pranua bashkëjetesa mes këtyre dy subjekteve.

Sot ne kemi paraqitur faktin që të dy këto subjekte nuk e kanë deklaruar këtë bashkëjetesë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit, duke treguar se jemi përballë një vepre të rëndë penale, si falsifikimi, fshehja e të ardhurave dhe përfitimi i interesave të paligjshme.

Ndërkohë, çështja e zotit Berisha dhe zotit Malltezi po shqyrtohej në Gjykatën Kushtetuese. Nga ana e kërkuesve, është kërkuar përjashtimi i zonjës Xhaferrllari nga këto çështje për shkak të bashkëjetesës së saj me zotin Alibeaj. Kjo për shkak se vetë zoti Alibeaj, duke qenë pjesë e Komisionit të Mandateve, jo vetëm që krijoi kuorumin e nevojshëm për marrjen e vendimit në lidhje me autorizimin e kërkuar nga SPAK për zëvendësimin e masës ndaj zotit Berisha, por gjithashtu shprehu hapur një gjuhë urrejtjeje.

Ai manipuloi situatën, duke tejkaluar edhe vetë anëtarët e Partisë Socialiste në këtë komision, kur deklaroi se “Sali Berishës duhet t’i hiqet imuniteti dhe të shkojë përpara ligjit”.

Ndërkohë, zonja Xhaferrllari, përveç se nuk e ka deklaruar bashkëjetesën në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, ka bërë një deklaratë mashtruese përpara Kolegjit të Anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ajo ka mohuar kategorikisht bashkëjetesën me zotin Enkelejd Alibeaj dhe, gjithashtu, ka mohuar pjesëmarrjen e saj në aktivitete politike.

Për publikun, unë do të doja të vendosja në dispozicion fotot e zonjës Xhaferrllari. Për këtë arsye, i kemi kërkuar SPAK-ut të hetojë edhe në lidhje me të dhënat e celularëve të dy subjekteve që kallëzojmë sot. Sipas të dhënave tona, jo më larg se të dielën, këta dy persona janë parë së bashku në qytetin e Vlorës. Kjo është një shkelje e rëndë e detyrës, ndërkohë që zonja Xhaferrllari ka deklaruar përpara trupës gjykuese të Gjykatës Kushtetuese se nuk ka marrë pjesë në aktivitete politike. Në fakt, ky aktivitet politik ishte ai ku Lulzim Basha bënte edhe DJ, një aktivitet ku ata festonin jo për Vitin e Ri, por për arrestimin e Sali Berishës.

Ne po tregojmë se asgjë nuk është rastësore, as vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese dhe as ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, për të cilin kemi sjellë prova konkrete”, tha ajo, duke denoncuar gjyqtaren që vetë opozita e propozoi për këtë pozicion.

Kuptohet qartë, që duan të kompleksojnë dhe shantazhojnë çdo gjyqtar që ka punë me Berishën, se do merren me ta, nëse nuk e lënë të qetë këtë të fundit.

TemA

Next Post
Vrasja e Ramazan Matajt, flet autori: Na e ndau motrën nga dy burra! Shpërndau video intime tek…

Vrasja e Ramazan Matajt, flet autori: Na e ndau motrën nga dy burra! Shpërndau video intime tek...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

Spiropali: Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij

April 3, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

April 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Prill 2026

April 3, 2026
I moshuari i vdiq gjatë seksit, pranga 43-vjeçares në Gjirokastër/ Policia: Në lokalin e saj…

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

April 3, 2026
Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In