• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kakërdhitë e Zagorisë, bariu i Skraparit dhe elita e gomerëve të Shqipërisë

by Shpëtim Nazarko
24/11/2020 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Nazarko

Shiko, po më thoshte një miku im i vjetër. Në Zagori, deri para pak vitesh, u krijuan kope të mëdha me bagëti. Vajtën deri 20 000 kokë. Lopë, dhen e dhi. Që, veç të tjerash, nga prodhimet e tyre bënin edhe kakërdhi a pleh, që fshatarët vendas ua shpinin agallarëve të Lazaratit. Të cilët, plehëronin atë prodhimin e famshëm, me të cilin ngatërruan dynjanë. Një thes me kakërdhi dhish, bënte 2 000 lekë. Ai me pleh lope, 1 000 lekë. Pastaj bënin djathë, baxho dhe lëkurë. Po tani, ia kanë mbathur të gjithë. Nga katër tufa, ka ngelur vetëm një… Kanë mbetur pak në klubin e fshatit, që zihen herë pas here në favor të Ramës, apo Bashës… Të tjerat i di Perëndia!

Ndërsa miku im, po më tregonte duke qeshur e qarë këtë histori, me të cilën, elitarët e Shqipërisë mund të zënë të qeshin a të zënë hundët me dorë, m’u kujtua kolosi i madh i Francës dhe i botës, Hygo. Në një pasazh të mrekullueshëm te “Të mjerët”, plaku i madh kish zënë e po i hynte ca llogarive të çuditshme. Bënte hesap gjënë e gjallë të Francës dhe pastaj, plehun e prodhuar prej saj. Me numra pa fund. Dhe pastaj, zinte e bënte llogari rendimentin e rritur të prodhimit e më në fund, thoshte.

Eh, eh… muti i Francës, është ari i Francës.

Ca ditë më parë, një bari nga Skrapari, thoshte ashtu gjysmë me të qeshur, se në gjashtë muajt e fundit, kishte fituar 650 milion lekë nga kopetë e pafundme që kish. Po nuk e ndihmonte njeri e lodhej. Fëmijë, nipa dhe mbesa i kishin lënë shëndenë, por besoj se edhe prisnin të merrnin gjë nga qesja e tij e parave… Nuk e di a i kanë bërë llogari korrespondentët, tamam, shifrat e tij, se po ishin numrat me tre a katër zero ngatërrohen nga pak. Ajo që di tamam, është se ka shumë pak kompani prodhuese në Shqipëri, që të fitojnë në muaj, sa fiton ky bariu i Skraparit. Edhe ka mundësi t’i fitojë. Ndoshta, nuk shikon shumë televizor, a dëgjon po aq shumë radio, ku thërrasin e buçasin qeveritarët, a elitat kombëtare.

Me mikun e vjetër, debati erdhi se, unë po e kundërshtoja për Tunelin, apo si e quaj unë “Vrimën e Llogarasë”, që qeveria ka vendosur të bëjë. Isha dhe jam i bindur, se për të shkurtuar gjysmë ore a një orë rrugën, nuk ia vlenin ato 100 a 200 meleonë euro të hedhur në atë vrimë. Turisti e vlerëson para së gjithash atë zonë, së pari, për panoramën e mahnitshme që bashkon në pak kilometra gjatësi, të tëra bukuritë e Francës, Zvicrës e Austrisë të mbledhura së bashku…

Me një të dhjetën e këtyre parave, besoj, se mund të kishe jo vetëm tufa të pafundme me bagëti. Që ishin, mishi dhe qumështi natyror, për turistët që do të zbrisnin në brigjet e Vlorës, Himarës, apo gjithë Rivierën e hatashme të Shqipërisë. Po nuk do mbaronte këtu. Lëkurët e këtyre bagëtive do të mbyllnin ciklin e këpucëve, që vendi bën e ua shet të tjerëve. Është detyrim ky, i ardhur dhe nga një këndvështrim tjetër. Kur vërtet, Kryeministri të bëjë rrogën minimale 300 mijë lekë, pronarët e fasonerive do rrudhin buzët e ndoshta edhe ua mbathin këmbëve. Për t’i kthyer fasoneritë në pasuri kombëtare prodhimi, duhen patjetër, ato lëkurët e deleve të Labërisë, që ulin çmimet e këpucëve dhe rrisin natyrisht rrogat e punëtorisë. Turqia, që ka nga flotat më të mira të Evropës në aviacion, ka bërë ligj të posaçëm që u mbledh lëkurët për Bajram, njerëzisë. I duhet, për të forcuar linjën e treguar më sipër…

E mirë, do të thoshin elitat e Shqipërisë. Lëri këto, se duhen ca gjëra të tjera elitare.

Për të folur nga pak me ton më elitar, a për t’i ngjarë nga pak, po këtyre elitave…

Asnjë vend në botë, thjesht asnjë, nuk mund të zhvillohet dot pa respektuar dy teza të thjeshta, që i kam shkruar dhe mësuar nga të tjerë, që janë më të mençur se unë, apo elitat tona kombëtare.

Së pari, do modernizosh resurset që të kanë lënë të parët e tu. Dhe së dyti, të shohësh pozicionin tënd gjeografik ndaj të tjerëve. Je vend tranzit, qendror, apo periferik. E kur t’i përcaktosh këto, atëherë ligjet më të rëndësishme të parlamentit, shkojnë në realizimin e këtyre dy pikave. E po ashtu, pjesa më e rëndësishme e sistemit tënd arsimor, vete po për të plotësuar ato dy pika…

Po çfarë na lanë të parët, që duhet modernizuar?

E kam shkruar shpesh, por po e rikujtoj. Në vitin 1936, kur Duçja vendosi të na pushtonte, pruri në Shqipëri një masë të madhe njerëzish, të studionte inventarin e këtij vendi. Dhe rezultoi, sipas instituteve të specializuara të Romës, që Shqipëria ishte në vend të parë absolut, mbi Zvicër, Gjermani, Angli e Francë, në numrin e të imtave dhe gjedhëve për 1 000 banorë.

Për dreq, sot kur vendi qeveriset nga ato që quhen elita, ky raport është një me njëqind, në favor të botës. E kuptoni, ku kemi vajtur. Dhe mua, më kujtohet gjithnjë zgërdheshja e elitarit Nano, që thoshte: E pastaj… Ne jemi ekonomi tregu. Edhe barin, mund ta blejmë nga jashtë.

Ku vemë, nuk e di.

Një budalla e kupton që pasuritë e vendit, janë minerare apo ndryshe, që peshojnë shumë. Minerale, naftë, çimento e ujë. Kërkojnë port dhe hekurudha, për t’i trasportuar jashtë. Me kamionë nuk bëhen dot, se bën kosto e madhe dhe në Bulqizë, e dinë mirë këtë gjë. Pasuritë tona kërkojnë të përshkosh pikën më të shkurtër nga portet e saj, nga Vlora e Durrësi drejt Maqedonisë.

Shikojeni strategjinë e Shqipërisë. Nanua u nis nga Kakavija, për një drejtim nuk e di se ku. Berisha, nga Durrësi drejt Nishit, Rama po i vjen vërdallë bregut të detit. Harta e një neriu që ka bërë dy klasë shkollë e jo universitet elitash, të tregon sa më lart, se mallrat tona duhet të vinin nga dy portet drejt Qafë –Thanës.

Elitat, nuk kanë nge ta shikojnë këtë histori të thjeshtë, që kërkon realizimin e resurseve dhe pozicionin gjeografik të vendit. Janë të zënë me sherrin Rama-Basha. Sa për sport, se nuk besoj se e kanë vërtet. Sherr i stisur që shpesh, mbaron sipas këngës së njohur… Në ato maja rripa-rripa… Militantë mallkojnë si hoxhë të çmendur, a sipas variantit që mësuan nga Hoxha, për të të etiketuar komunist, ramist, a një dreq e di se çfarë. Kryeministrat venë e vijnë dhe çdo ditë, të tjerët vijnë vërdallë, të mbytur në mjerim.

Më thënë troç, jam me kakërdhitë e Zagorisë, çobanin e Skraparit dhe kundër atyre që thonë jemi elitë. Ç’t’i bëj, më duhet të them… jam fshatar pagdhendur e nuk më pëlqen të jem elitar!

Next Post
INTERVISTA(III)/ Rrëfimi i Fatmir Xhafajt: Profili i plotë i vëllait tim dhe të vërtetat rreth akuzave për të

Xhafaj mposht Covidin dhe apelon: Koha të çlirohemi të gjithë! Stop kalkulimeve çnjerëzore me viktimat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Trump i shpëton një tjetër atentati, të shtëna me armë në darkën me gazetarët! Pranga autorit

VIDEO/ Trump i shpëton një tjetër atentati, të shtëna me armë në darkën me gazetarët! Pranga autorit

April 26, 2026
Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

April 25, 2026
Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen qytetarët

Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen qytetarët

April 25, 2026
“Ka marrë fund epoka e terroristëve me imunitet”, Netanyahu: Sulmet ndaj Hamasit do të çojë në fundin e luftës në Gaza

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme/ Netanyahu urdhëron ushtrinë të sulmojë pozicionet e Hezbollahut në Liban

April 25, 2026
Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar

Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar

April 25, 2026
Thyhet armëpushimi Izrael-Liban/ Hezbollahu lëshon raketa në 3 qytete izraelite, IDF sulmon dhe vret 15 luftëtarë

Thyhet armëpushimi Izrael-Liban/ Hezbollahu lëshon raketa në 3 qytete izraelite, IDF sulmon dhe vret 15 luftëtarë

April 25, 2026
Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

April 25, 2026
Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

April 25, 2026
“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

April 25, 2026
Tifozët ndezin derbin kryeqytetas me banderola/ Bardheblutë: Qëndrojmë mbi të gjithë! (VIDEO)

Tifozët ndezin derbin kryeqytetas me banderola/ Bardheblutë: Qëndrojmë mbi të gjithë! (VIDEO)

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In