• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kaja Kallas ngre alarmin në prag të mbledhjes së ministrave të Mbrojtjes të vendeve të BE: Rusia po planifikon akte të reja sabotazhi në Europë!

by A. Q
28/09/2026 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar për kërcënime të reja nga Rusia, duke deklaruar se Moska po përgatit akte sabotazhi dhe sulme që synojnë të dobësojnë demokracitë europiane dhe të përçajnë shoqëritë.

Deklarata e Kallas u bë në Bruksel, përpara takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të BE-së, ku në fokus të diskutimeve do të jenë kërcënimet hibride, siguria europiane dhe mbështetja për Ukrainën.

“Ne shohim në inteligjencë se Rusia po planifikon më shumë akte sabotimi dhe sulme kundër demokracisë sonë për të përçarë shoqërinë tonë, për të frikësuar shoqëritë tona që të mos ndihmojnë Ukrainën”, deklaroi Kallas.

Ajo theksoi se vendet europiane duhet të forcojnë aftësinë për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet përpara se ato të shndërrohen në sulme konkrete.

“Kjo është diçka që ata e kanë në mendje dhe ne duhet ta mbajmë mend edhe këtë për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve”, shtoi shefja e diplomacisë europiane.

Ministrat e Mbrojtjes pritet të diskutojnë një sërë masash për përballimin e kërcënimeve hibride, mes tyre edhe një protokoll emergjence që mund të aktivizohet në rast të një kërcënimi ndaj një prej vendeve anëtare.

Në takimin e Brukselit do të trajtohen gjithashtu gatishmëria mbrojtëse e BE-së, mbështetja ushtarake për Ukrainën dhe zhvillimet e sigurisë në Lindjen e Mesme.

Sa i përket mbrojtjes europiane, Kallas tha se vendet e BE-së kanë rritur investimet, por ende ekzistojnë boshllëqe të rëndësishme në kapacitetet ushtarake. Sipas saj, faza e ardhshme duhet të fokusohet në plotësimin e këtyre mangësive.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri Rama ndan foton familjare nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel!

Kryeministri Rama ndan foton familjare nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel!

November 25, 2026
Kaja Kallas ngre alarmin për sigurinë në Mesdhe dhe luftën hibride: Asnjë vend nuk mund t’i përballojë i vetëm kërcënimet!

Kaja Kallas ngre alarmin për sigurinë në Mesdhe dhe luftën hibride: Asnjë vend nuk mund t’i përballojë i vetëm kërcënimet!

November 25, 2026
BE zgjat me 6 muaj subvencionet për bizneset e prekura nga lufta në Iran!

BE zgjat me 6 muaj subvencionet për bizneset e prekura nga lufta në Iran!

November 25, 2026
“Situatë e rëndë institucionale”- Avokati Ndreca nga Burgu i Fierit: Nuk më lejojnë të takohem me Veliajn, do i drejtohem Gjykatës për ndërhyrje!

“Burgu i Fierit qenka kthyer në institucion privat!”- Denoncimi i avokatit Ndreca: Nuk më lejojnë të takoj Veliajn! Drejtori kokëfortë shkel ligjin

November 25, 2026
“Drejt BE me ritëm mbresëlënës”- Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë! Zgjerimi nevojë strategjike

“Drejt BE me ritëm mbresëlënës”- Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë! Zgjerimi nevojë strategjike

November 25, 2026
Vranë 41 vjeçarin për vend parkimi/ Gjykata e Sarandës lë në burg dy vëllezërit laçjan

Delvinë/ U arrestua si i dënuar me 9 vite, por lirohet pas verifikimeve pasi e kishte vuajtur burgun!

November 25, 2026
Rrufeja godet aeroplanin e Beshiktashit, detyrohet që të bëjë ulje emergjente!

Rrufeja godet aeroplanin e Beshiktashit, detyrohet që të bëjë ulje emergjente!

November 25, 2026
DETAJE / Hapen aplikimet për mësues, afati nga 2 deri më 16 qershor

Skema e re e mësuesve në dispozicion, Ministria miraton udhëzimin për zëvendësimet në shkolla! Kufiri deri në 82 mësues në shkallë vendi

November 25, 2026
Grevat fusin në kaos transportin italian gjatë dhjetorit, ja datat dhe oraret kur do të ndalen avionët, trenat dhe autobusët!

Grevat fusin në kaos transportin italian gjatë dhjetorit, ja datat dhe oraret kur do të ndalen avionët, trenat dhe autobusët!

November 25, 2026
Shërbimi më i madh që Berisha i bën Edi Ramës

Saliu e njeh mirë Edin

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In