• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kafshët shtëpiake s’janë fëmijë”/ Papa Françesku: Gruaja më kërkoi t’i bekoja foshnjën dhe më solli qenin

by Java News
12/05/2023 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëshira për të vazhduar karrierën apo edhe vështirësitë ekonomike po ndikojnë gjithmonë e më shumë tek të rinjtë, të cilët po zgjedhin të mos krijojnë familje.

Të shumtë janë dhe ata çifte, të ciëlt në vend të fëmijëve preferojnë të mbajnë kafshë shtëpiake që i trajtojn si fëmijë. Për këtë ka ngritur shqetësim edhe Papa Françesku së fundmi.

Kreu i kishës katolike deklaroi se krijimi i një familjeje në Itali po bëhet një “përpjekje titanike” që vetëm të pasurit mund ta përballojnë. Duke iu drejtuar një konference mbi krizën demografike të Italisë, ai tha se kafshët shtëpiake po zëvendësonin fëmijët në shumë familje.

Gjithashtu në skenë ishin dhjetëra të rinj, të veshur me bluza që shkruanin “ne mund ta bëjmë këtë” – duke aluduar për të bindur njerëzit për të pasur më shumë fëmijë.

Italia ka një nga nivelet më të ulëta të lindshmërisë në BE dhe lindjet ranë nën 400,000 vitin e kaluar – një nivel i ri i ulët.

Në fjalimin e tij në Romë, Papa tha se rënia e nivelit të lindjeve sinjalizon mungesë shprese në të ardhmen, me brezat e rinj të rënduar nga një ndjenjë e pasigurisë, brishtësisë dhe pasigurisë.

“Vështirësia në gjetjen e një pune të qëndrueshme, qiratë e larta dhe pagat e pamjaftueshme janë probleme reale,” tha ai.

Duke paralajmëruar se kafshët shtëpiake po zëvendësonin fëmijët në disa familje, Papa tregoi se si një grua kishte hapur çantën e saj dhe i kërkoi atij “të bekonte foshnjën e saj”. Vetëm se nuk ishte një foshnjë, por një qen i vogël.

“Më humbi durimi dhe i thashë: ka shumë fëmijë që janë të uritur dhe ti më sill një qen?” shtoi ai, duke shkaktuar një duartrokitje nga turma.

Shkalla e lindjeve po ngadalësohet në shumë vende – si Japonia, Koreja e Jugut, Porto Riko dhe Portugalia. Por një popullsi në tkurrje është një shqetësim i madh për Italinë – vendi i tretë më i madh në eurozonë. Vendi mund të humbasë pothuajse një të pestën e banorëve të tij deri në vitin 2050. Në të njëjtën kohë, popullsia po plaket shpejt – numri i njëqindvjeçarëve në Itali është trefishuar gjatë 20 viteve të fundit./m.j

Next Post
VIDEOLAJM/ Berisha e Meta mbyllin fushatën në Tiranë, ja pjesëmarrja në sheshin “Nënë Tereza”

VIDEOLAJM/ Berisha e Meta mbyllin fushatën në Tiranë, ja pjesëmarrja në sheshin "Nënë Tereza"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In