• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kafshët baraz njerëz, shikoni çfarë ndodh në Spanjë

by
23/07/2015 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një qytezë në Spanjë ka marrë një vendim të guximshëm. Përmes një referendumi popullor, 330 banorët e Trigeros del Vajes, qytezë pranë Vajadolidit, unanimisht votuan një akt që i konsideron kafshët si “banorë jo-humanë”.

Kryebashkiaku socialist Pedro Perez Espinoza e cilësoi vendimin si pozitiv dhe theksoi përgjegjësinë për të përfaqësuar dhe respektuar vullnetin e popullit si dhe të drejtat e miqve felinë dhe kaninë. “Qentë dhe macet kanë jetuar mes nesh për më shumë se një mijë vjet. Kryetari i bashkisë duhet të përfaqësojë jo vetëm banorët humanë, por edhe të tjerët”, tha ai.

Megjithatë ende nuk është plotësisht e qartë se si do të zbatohet ky ligj, veçanërisht si do t’i prekë ai të drejtat e pronarëve për t’i dhënë fund jetës së kafshëve me sëmundje të rënda.

Ligji në fjalë, më shumë sesa për të drejtat e kafshëve në vetvete, mendohet të jetë një hap drejt heqjes së luftës me demat pasi ndalon çdo “veprim që shkakton gjymtimin apo vdekjen e banorëve jo-humanë”.

Në fakt, kjo nuk është e para herë që njerëzit kanë qasje të tillë në marrëdhëniet me kafshët. Në 2013-ën, India i shpalli delfinët dhe balenat si “persona jo-humanë”, duke u dhënë të drejta. Edhe pse jo të drejta të njëjta si njerëzit, ligji i dha fund përdorimit të delfinëve dhe balenave për shfaqje argëtimi në parqet ujore.

Next Post

Gjiknuri: PD të japë konsensusin e saj për marrëveshjet energjitike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamallari kritika ILD-së: Pavarësia nuk mund të jetë alibi për mosveprim dhe mungesë llogaridhënieje

Lamallari kritika ILD-së: Pavarësia nuk mund të jetë alibi për mosveprim dhe mungesë llogaridhënieje

January 26, 2026
E rëndë në Durrës! Babai godet me thikë vajzën, plagoset edhe një kalimtar

E rëndë në Durrës! Babai godet me thikë vajzën, plagoset edhe një kalimtar

January 26, 2026
Shtyhet seanca për  “Partizanin”, Berisha mungoi!  Malltezi: Nuk e njoftova për fletëthirrjen

Çështja “Partizani” pa praninë e kamerave, Gjykata refuzon kërkesën e mediave

January 26, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Dosjet stok, Sadushi: Drejtësia që vonon rrezikon të kthehet në padrejtësi

January 26, 2026
Rritja e inteligjencës artificiale po shkatërron më shumë vende pune

Rritja e inteligjencës artificiale po shkatërron më shumë vende pune

January 26, 2026
Begaj apel magjistratëve: Qytetarët presin vendime të drejta dhe në kohë të arsyeshme!

Begaj apel magjistratëve: Qytetarët presin vendime të drejta dhe në kohë të arsyeshme!

January 26, 2026
Vrau të dashurën në rrethana makabre, Prokuroria çon në gjyq 31-vjeçarin

Vrau të dashurën në rrethana makabre, Prokuroria çon në gjyq 31-vjeçarin

January 26, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Balluku: Në 2030, 45% e konsumit vendas e prodhuar nga teknologjitë fotovoltaike dhe eolike

January 26, 2026
11 vjedhje në një vit nën kërcënimin e armës, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

11 vjedhje në një vit nën kërcënimin e armës, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

January 26, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Arrestimi i Bujar Sefës në Dubai, Policia e Shtetit jep detaje: Ishte drejtues i grupit kriminal që…

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In