• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kafka e një femre brenda qeses plastike në Berat, punonjësi i varrezave: Ishin edhe eshtra të tjera, pjesa e brinjëve dhe…!

by Java News
10/06/2023 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kafka e një femre është gjendur në Berat. Bëhet me dije nga burimet për mediat se kafka ishte hedhur brenda qeses plastike, në qese ndodheshin edhe disa pjesë eshtrash të trupit. Detaje tronditëse zbulon punonjësi i varrezave të Burdulliasit, Tomorr Nure, ai që e gjeti dhe e hapi qesen, që ishte mbuluar me gjethe për të mos u zbuluar shpejt.

Mesditën e djeshme u raportua se një kafkë ishte gjendur e hedhur pranë një prej varrezave të qytetit. Kafka u gjet mesditën e djeshme pranë varrezave të Burdulliasit dhe ndodhej brenda një qeseje plastike. Por sot kanë dalë të tjera detaje tronditëse në lidhje me këtë ngjarje.

Ka qenë punonjësi i varrezave të Burdulliasit, Tomorr Nure, ai që e gjeti dhe e hapi qesen, i cili konfirmon se brenda qeses nuk ishte vetëm kafka por edhe pjesë të tjera të eshtrave.

Nure ka deklaruar se në qese ndodheshin edhe disa pjesë brinjësh dhe gjymtyrë dhe se në eshtrat e këmbëve ishin veshur çorape.

Punonjësi Tomorr Nure ka pohuar se ka qenë ora rreth 11:00 – 11:15 minuta kur ai duke pastruar ka gjetur një qese plastike të mbuluar me gjethe. Pasi e ka hapur, Nure deklaron se ka parë kafkën dhe pjesë eshtrash trupore dhe është tmerruar.

Ai konfirmon se menjëherë ka njoftuar përgjegjësin dhe policinë, që erdhën dhe i morën eshtrat. Nure, duke shpjeguar edhe mënyrën e zhvarrosjes së eshtrave, konfirmon se eshtrat nuk i përkasin varrezave të Burdulliasit dhe se nuk janë zhvarrosur nga asnjë varr i këtyre varrezave.

Duke treguar edhe vendin ku i gjet qesja plastike me kafkën dhe eshtrat brenda saj pohon se ajo është sjellë dhe është hedhur nga jashtë nga ndonjë person, që pasi e ka hedhur e ka mbuluar me gjethe për të mos u gjetur shpejt.
Kafka dhe eshtrat trupore, të gjetura mesditën e djeshme në varrezat e Burdulliasit në Berat, është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, kur nëpërmjet metodave shkencore që do të kryhen dhe ADN-së do të përcaktohet identiteti i saj.

Kafka i përket një femre dhe ishte edhe e ekspozuar ndaj flakëve por nuk dihet fati i eshtrave të tjera të kësaj femre.

Policia është duke punuar nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale, për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese me kafkën brenda pranë varrezave. Po kështu edhe brenda varrezave duket se ka kamera të instaluara por nuk konfirmohet nëse këto kamera punojnë apo edhe nëse punojnë a e kanë rrezen e mjaftueshme për të parë sipërfaqen ku është hedhur qesja./m.j

Next Post
Rifitimi i patentës së makinës, Gonxhe: Më shumë shkelje rrugore, drejtuesit e vjetër

Rifitimi i patentës së makinës, Gonxhe: Më shumë shkelje rrugore, drejtuesit e vjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com