Pas grafiteve të dedikuara presidentes së vendit Atifete Jahjaga me mesazhe seksiste e që nxiti reagimet e shoqërisë dhe krerëve institucional, në sheshet e Prishtinës janë parë disa grafitë të reja të cilat për personazh kanë kreun e Kuvendit, Kadri Veseli. Në grafitë është shfaqur Veseli duke qëndruar i ulur, ndërsa në mesazhin e bashkangjitur këtij grafiti shkruan: “ From OWL chilli 98-99 with love Dr. Kadri Montana”. Toni Montana njihet si personazhi i filmit “Scareface”.