• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kadilli: Të refuzojmë Berishën, s’ka çfarë jep më, edhe forumet do ta përjashtonin. S’jam as me Bashën

by Java News
13/09/2021 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli u shpreh i bindur sonte në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu se edhe nëse do të mblidheshin forumet e partisë, do të votonin pro vendimit të Lulzim Bashës, për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, pasi SHBA e shpalli “non grata”.

“Jam i bindur që forumet janë më të emancipuara për të marrë vendime për të mirë të partisë. Edhe tani të ulen të votojnë, fiton Basha, të siguroj unë. Vetëdija politike e kësaj partie është e madhe” tha ai.

Kadilli mbështet vendimin për përjashtimin e Berishës, por është kundër mënyrës si u bë.

“Ishte e pritshme që si me vendim si pa vendim do të hynim në krizë, pasi kemi  një dualitet në lidership.

Por të distanohemi nga e shkuara që na mban peng, duhet të shikojmë nga e ardhmja. Me vendimin jam dakord, por jo me rrugën e ndjekur.

Nuk ka proces politik brenda saj. I prerë në besë ndihet Berisha, i detyruar Basha. Ka një mungesë parimore. Basha duhet të jetë i qartë, vendimi merret mbi parime, jo se ta kërkojnë amerikanët. Ne kemi vendosur të kemi një standard.

Basha ka pasur përgjegjësi që të merrte një vendim që ditën e parë, që të mos e shokonte partinë në Kuvend. Mos ngutej për partinë, vrapoi për të siguruar vulën dhe anëtarësinë. Berisha nuk ka më cfarë i jep politikës.

Basha shfaqet sikur i dhimbset. Berisha duhet të kishte ikur vetë. Ne nuk e bëmë një model që ta zëvendësonim, e heqin amerikanët dhe është turpi jonë” tha ai.

Por me cilin krah pozicionohet Kadilli, Berishën apo Bashën? “Nuk jam as me njërin as me tjetrin. Lufta e Berishës nuk ka princip. Puna është të mos ndahet PD-ja. Duhet të jetë e bashkuar. Uroj që Berisha të mos bëjë fraksion, sepse do ta dëmtonte më shumë. Unë qëndroj në PD” tha ai.

Sali Berisha në ditët e fundit pasi u përjashtua ka folur për mungesë sovraniteti, por Kadilli ka këtë përgjigje; “Çfarë është ky sovranitet? Kur të preket interesi ty?”.

Por cila është këshilla e tij për demokratët? “Sfidë ndaj Bashës, refuzim ndaj Berishës. Unë nuk lëviz nga partia. Partia po vuan nga fanatikët e Berishës dhe opurtonistët e Bashës”.

Në fund, Kadilli kritikoi veprimin e opozitës për grisjen e fletëve të votimit në seancën e parë kur u zgjodh kryetarja e Kuvendit, Nikolla. “Operacion shumë i dobët parlamentar. Basha është i kompleksuar. Nuk është lufta të grisësh fletët dhe t’u biesh tavolinave me grushte.

Shko bëj opozitë mos u merr me teatër. Cfarë vlere ka? Jo more, voto kundër, ky është realitet foshnjor. Kjo i intereson Bashës për t’u justifikuar se po bën opozitë të fortë” tha ai.

/m.j

Next Post
Merkel ‘ultimatum’ Serbisë: Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet që BE të ketë një qëndrim të unifikuar!

Merkel ‘ultimatum’ Serbisë: Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet që BE të ketë një qëndrim të unifikuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

March 24, 2026
Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

March 24, 2026
“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

March 24, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

“Nafta instrument tiranie”/ Berisha: Ngarkesa fiskale, gjobë e tmerrshme që rëndon mbi qytetarët

March 24, 2026
VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

March 24, 2026
Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

March 24, 2026
Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

March 24, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In